in

Florida Buçet nga Brohorimat Shqiptare – Ilir Latifi Fiton që në Raundin e Parë! Gati për Titullin Botëror!

Sportisti shqiptar i arteve marciale Ilir Latifi, por që garon për Suedinë, mposhti me “submission” në raundin e parë rivalin e tij amerikan Ovince Saint Preux (OSP), në duelin e vlefshëm për UFC on Fox, zhvilluar në Florida.

 

Një fitore e merituar e Latifit, 14 fitore, 5 humbje dhe 1 ndeshje pa rezultat, që tashmë ia afrohet një dueli për titull në peshën “light heavyweight”.

 

 

Latifi e dominoi sfidën, e cila pritej të ishte më spektakolare, por shqiptari bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke e goditur me këmbë që në start rivalin amerikan.

 

Edhe pse OSP përpiqej të mbrohej, nuk i rezistoi dot një të majte të fuqishme të Latifit, duke u rrëzuar në tapet.

Shqiptari kap nga qafa rivalin amerikan, që nuk ka më fuqi dhe dorëzohet, ndërsa Latifi nis festën, i vetëdijshëm se tashmë e pret një sfidë edhe më e madhe./konica.al

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Sekreti për një Tost të Mirë në Mëngjes? Nuk është Buka – Është Ngrirësi juaj…

Henri Holland – Mjeku dhe Këshilltari i Ali Pashë Tepelenës! Ja çfarë ka thënë për Vezirin e Ashpër të Janinës…