Rigoni eshte nga me te perdorshmet ne familjen e madhe te gatimeve gjirokastrite. Perdoret gjate pergatitjes se mishit e nenprodukteve te tij kur piqen apo behen bifteke, shishqebap, berxolle etj, ne veze te ziera, supera, sallata te ndryshme per shije.
Bima e rigonit, pjesë e familjes botanike Oreganum vulgare është mjaft e njohur në mjekësinë popullore, por edhe më gjerë për efektet e tij çudibërëse në organizmin e njeriut. Gjethet e kësaj bime mund të përdoren të thata apo të njoma, por mund edhe të grihen e të përdoren në çaj.
Përveç aromës së tyre të fortë, gjethet e rigonit përmbajnë 40 përbërës aktivë mjekësorë. Këto gjethe janë një kurë tradicionale në mjekësinë popullore, ndërkohë që shumë studime klinike kanë vërtetuar dobinë e madhe dhe rëndësinë shëndetësore të çajit të rigonit. Studiuesit kanë zbuluar se shumë prej përbërësve aktivë të rigonit i përkasin kategorisë së polifenolëve, flavonoidëve dhe anthocianinës, që njihen për aftësitë e tyre antioksiduese.
Rigoni është efektiv te aknet, artriti, sëmundjet kancerogjene, gjendja inflamatore dhe mutacionet e qelizave. Nxit tretjen dhe funksionimin e mëlçisë dhe stomakut, si dhe në mënyrë të suksesshme aplikohet te inflamacioni akut dhe kronik i sinuseve, virozat, gripi dhe ftohja, por edhe te dhimbja kronike e kokës.
Gatimi më i preferuar me rigon janë fasulet 🙂