Borziloku ne familjet gjirokastrite mbahet i thare dhe gjethe, ne vazo qelqi ne vende pa lageshtire, deri ne l vit. Shumica e familjeve, edhe sot, e rritin ne vazo.
Ka gjethe te vogla e te gjer , te efekteshme ne shumicen e gjelleve te tradites gjirokastrite si dhe ne sallata, kombinuar edhe me ereza te tjera si rozmarine, rigon, majdanoz, limon, manxurane etj. Ajo është gjithashtu një prej bimëve më të shëndetshme, e pasur me vlera ushqyese që e bëjnë atë në një ilaç të vërtetë.
Brenda saj ka Vitamina K që gjendet me shumicë tek gjethet e borzilokut dhe është e domosdoshme për koagulimin e gjakut. Krahas kësaj ka Vitamina A, betakarroten, dhe antioksidantët e fuqishëm mbrojnë trupin nga radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen e organizmit. Parandalon rritjen e kolesterolit në gjak, arteriosklerozën, sulmet në zemër, dhe ul mundësinë e goditjeve në tru.
Një nga recetat me popullore te saj eshte salca pesto e cila behet me borzilok te fresket e qe me pas perzihet me makarona.