in

Tregoni se si i bente qoftet gjyshja tuaj!

Qoftet, na shkruan nje ndjekese e rregullt e faqes tone, i pelqej shume. Shija e mire e tyre me ka mbetur ne goje qe nga femijeria. Nga ajo kohe nuk jam ndare dhe sot po kudo ku kam shkuar vetem shija e qofteve te gjyshes me ka mbetur edhe si kujtim i ralle.

Di qe qoftet pergatiten ne forma te ndryshme po per mua nje forme me ka mbetur ne sy. E kerkova dhe ne internet dhe nuk e gjeta, qofte e shtrire ne formen e vezes, jo si keto ne faqe:

Keshtu nuk i bente gjyshja ime. Po te rronte do thoshte keto nuk jane qofte te shtepise po te pazarit, edhe pse mund te jene te shijshme e me te gjitha tertipet brenda.

Nuk e di si i vleresoni dhe quani ju, te shtepise apo te lokalit?

Sa per vete mbetem me formen qe u jepte gjyshja dhe perberesit qe ajo perdorte; mish te  grire, qepe e hudhra, rigon , kripe e piper. Nje shoqe me tha disa dite me pare se gjyshja e saj qofteve ne pjekje u hidhte pak rozmarine po mua nuk me kujtohet qe kete ta perdorte dhe gjyshja ime.

Sa per menyren e pergatitjes se si vepronte nuk po them gje. Nuk ma “mban“ te beje kompetenten, se nuk me dalin sic i bente gjyshja, ndaj do ju lutesha qe kete recete ta pergatisim se bashku sipas tradites te kulinarise gjirokastrite dhe krahinave te tjera. Kalojme dhe nje cope kohe duke mesuar nga njera tjetra ne hapesiren e lire te Rubrikes Kuzhina gjirokastrite te faqes gjirokastra online.

What do you think?

Written by admin

Mesoni se kush e feston dy here Vitin e Ri ne qytetin e Gjirokastres

BEN BLUSHI: AJO QË KA IKUR NUK E MËRZIT… AJO QË VJEN NUK E TREMB