in

PETULLAT E PASHKËS – Lindën në një ditë me Krishtin, dhe shijohen çdo përvjetor të Krishtlindjeve në Lunxhëri!

Në Selckë dhe fshatra të krahinës së Lunxherisë, Petullat e Dërrasës quhen ndryshe Petullat e Pashkës.

Tregojne se ato kane nje moshe, nje “ditëlindje”, me lindjen e Krishtit.

 

Kur Nënë Maria e lindi te kasollja e mbeshtollën me peta të ngrohta të përgatitura në zjarr. Nga ky moment u quajten Petullat e Pashkes dhe jo vetem per t’i treguar si histori por dhe per t’i shijuar ne çdo përvjetor te Dites se Madhe të Krishtlindjeve.

 

 

Po si përgatiten ato? Në Selckë dhe gjetkë bëhen 2, 3 dite perpara lindjes se Krishtit, ne prag te 25 Dhjetorit.

 

Mielli i grunjte sitiset hollë në një sini dhe ne nje tenxhere, mbi masën e miellit hidhet pak kripe dhe uje qe trazohet me luge druri deri sa masa te behet e lëngshme.

 

Një dërrasë e zezë guri, qe duron te nxehtit e zjarrit, pllake e sheshte me faqe te lemuar, ne madhesi te tepesise ku do shtrohen petet, vihet ne nje pirosti dhe nxehet ne zjarr te forte me dru lisi deri ne 5 ore. Mbi te hidhet hi dhe prush qe me pas fshihet. Ne te me qepshe hidhet nje dore qull qe shtrihet mbi derrase me petëz. Sa piqet nga njera ane, kthehet ne anen tjeter me ksister, mashe e vogel, ne anen tjeter qe edhe kjo faqe te piqet.

 

Vazhdohet ne kete menyre edhe per pergatitjen e peteve te tjera. Ne perfundim petullat vendosen ne nje kanister dhe mbas 2, 3 ditesh shtrohen ne nje tepsi gati gjysem pëllëmbë të lartë, një e nga një shoqëruar me arra të thërmuara me sheqer të shtypur. Shurupi qe pergatitet me sheqer, jo shume i trashe, hidhet i ngrohte, deri sa te dale mbi petullat dhe mbulohen me nje sini qe avulli te “çlirohet” brenda tepsise.

 

 

Procesi i fundit, pasi petullat te jenë ftohur, priten ne thela katrore, formë që simbolizon kryqin.

 

Petullat e Pashkes sherbehen 1 dite para Dites se Krishtlindjeve por dhe ne Festen e Vitit te Ri. Ato nuk behen qe te zevendesojne bakllavane qe tradicionalisht eshte nga embelsirat e para te çdo familjeje ne Lunxheri, Gjirokaster, Labëri, Dropull, Zagorie, Pogon, e gjetke…

 

What do you think?

Written by admin

Dervish Shamo “Këmbëmadhi” i Gjirokastrës, si shpërndante me tepsi në kokë ëmbelsirat e Vitit të Ri në Pazarin e Vjetër!

Si jetohej ne shtëpinë e madhe te Bedri Mezinit në “Pazar të Vjetër”, dhe Gatimet tradicionale në kujtimet e vajzës së shtëpisë, Afërdita Mezini!