in

Si jetohej ne shtëpinë e madhe te Bedri Mezinit në “Pazar të Vjetër”, dhe Gatimet tradicionale në kujtimet e vajzës së shtëpisë, Afërdita Mezini!

Për ngjarje te rendesishme gatuheshin edhe 12 lloje gjellë e disa lloje bukë, karvele qe piqeshin ne furren e shtepise, fruta e pjeper i bardhe qe ruhej deri në Mars.

 

Shtëpia e Bedri Mezinit dikur me 5 kate, 7 dhoma dimri e vere, divane e nëndivane, muslluk me 7 shkallë nën dhé e 7 te tjera mbi dhé. Ujë sa për një vit të tërë, me ambiente karakteristike tradicionale, gurë e dru skalitur, e vitit 1478, është “mbajtur” me zakone e tradita, e shquar edhe në fushën e gatimit.

 

Në dhomën e zjarrit e të bukës shtrohej tavolina e madhe per 20 veta, me dy neroite, per larjen e duarve dhe eneve, me ene e tepsi të bakërta, mangall të madh të bakërt me zbukurime, lule e figura që lahej vetem me limontos, e jo me finjë. Pjata të bardha, pirunjë e lugë, edhe të argjenda.

 

Kur shtrohej tavolina për një sebep a ngjarje të rëndësishme, gatuheshin 12 lloje gjellësh e disa lloje buke, deri dhe karvele qe piqeshin ne furren e shtepise. Pjatat zbukuruar me mish e zarzavate, me fruta e pjeper te bardhe qe ruhej deri ne mars, ne “frigoriferin” natyral, ne nje mjedis te ngrire e te ftohte ndanë musllukut, ku majdanozi, lakrat e çdo zarzavat qendronte i fresket.

 

Në muajt e verës dhe vjeshtës përgatiteshin zahiret, ushqimet dimërore, trahanaja, petët e osat, mishi pastërma, perime e zarzavate të thata, hiqeshin mënjanë fasulet e thierzat, qepet e hudhrat, bulmeti, turshitë, reçelnat, lloi lloi, edhe me fletë trëndafili.

 

Si brenda dhe jashte ne oborr e kopësht, çdo gjë ishte në vend të vet. Poçe me lule, shumica me manxuranë, barbaroz, mullage e vasiliko, trëndafila me flete te bardha, te verdha e te kuqe. Gratë, e më pak vajzat, kur shkonin tek njera tjetra, preferonin per te pire nga nje filxhan me manxurane, te embelsuar. Plakat barin e manxuranes e perzienin me lule kamomil dhe e pinin te përvëluar, duke e rufisur, pak e nga pak…

 

 

What do you think?

Written by admin

PETULLAT E PASHKËS – Lindën në një ditë me Krishtin, dhe shijohen çdo përvjetor të Krishtlindjeve në Lunxhëri!

Luftëtari Fiton me 5 Gola, të gjithë merren vetëm me Partizanin! Ja Historiku i Fitoreve të Luftëtarit ndaj Partizanit!