in

Pastiçieri Leko Pesha – “Mjeshter Prodhimi”, kujtohet per Tortën sa nje Bojë Njeriu në Qafë të Pazarit për nder të Festivalistëve!

Leko Pesha eshte nga te paret pastiçier te Gjirokastrës. E filloi këtë profesion që 14 vjeç dhe privat punoi deri në `54 pastaj ne punishten e shtetit me Muvlet Sinanin, Gjuzo Hajdinin, Tefta Lazon, Muno Bebeçin etj.

 

Njihte shume mire artin e embeltorit dhe mesoi shume te tjere, vajza e gra që me pas u bënë dhe ato mjeshtre ne prodhimin e embelsirave, te tradites dhe bashkëkohore.

 

Për këtë në një aktivitet eshte vleresuar “Mjeshtër Prodhimi”, zoterues i kategorisë së 7 – klategori që pak veta e kishin ne ate kohe. Kujtohet per numrin e madh te embelsirave që ‘modelonte’ dhe prodhonte e veçanerisht per tortat e disa dimensioneve.

 

Ato që pergatiteshin per festat, ishin fryt i mendimit dhe punes se tij. Keshtu kujtohet per tortën sa një bojë njeriu që përgatiti dhe që u vendos ne mes te Qafes së Pazarit ne shenje bujarie e mikëpritjeje per festivalistet e mbledhur nga te gjitha rrethet e vendit ne ditën e celjes se Festivalit te Dyte Folklorik Kombetar.

 

 

Në prodhimin e ëmbëlsirave jane shquar edhe Koço Mako e Nasho Kore dhe këta nga të paret qe hodhen bazat e prodhimit me shumice te embelsirave ne Gjirokaster.

 

 

What do you think?

Written by admin

Kënga e Shqiptarit Pretendent për Çmimin e Madh të Sanremos Rrezikon Plagjiaturën – Edhe pse i Përket të Njëjtit Autor!

Historia e Repartit të Parë të Prodhimit të Trikove në Qytetin e Gjirokastrës!