Sot maturantet e vitit 1967-1968 pas 50 vjeteve u mblodhen ne shkollen e tyre te dashur, gjimnazin “Asim Zeneli” te qytetit te Gjirokastrës.
Sipas programit ne nje nga klasat zhvilluan “fragmente” mesimi ne disa lende si letersi, matematike, ekonomi etj.
Ata u vendosen dhe ne role duke preferuar fillimisht te degjonin dhe te pyeteshin ne mesim nga Zeman Tena, profeseori i fizikes me kontribute ne fushen e mesimdhenies dhe ate te drejtimit ne shkollen e mesme “Asim Zeneli”.
Pergatitja nga prof. Zemani ishte serioze dhe vleresimi per “nxenesit” maksimal.
Ish maturantet gjithashtu iu pergjigjen edhe pyetjeve te shokeve ne rolin e mesuesit.
Gjate takimit ish maturantet kujtuan ne heshtje e me respekt disa nga shoket e tyre që nuk rrojne me.
Aktivitetet, sipas programit, do t`i vazhdojne edhe neser; te gjithe bashke, 60 maturante, vizite ne shkolle, ne shtepine muze te Kadarese, pastaj ne shetitje dhe dreke me orkester ne Virua!
Gjirokastra Online uron Maturen `68 Gezuar, Shendet e Jete!