Orkestra Kanadeze ka nisur turin ballkanik në Gjirokastër nën drejtimin e Maestro Bujar Llapaj…
Koncerti i parë i turit ballkanik të Orkestrës Simfonike të Vankuverit të Kanadasë u përjetua në qytetin e gurtë si një ngjarje e veçantë kulturore.
Me mbështetjen e kryetares së bashkisë Zamira Rami pati një program me muzikë kasike dhe bashkohore.
Në hapje orkestra interpretoi Hymnin Kombëtar të Shqipërisë dhe Hymnin Kombëtar të Kanadasë shoqëruar me heshtje dhe me duartrokitje në fund.
Gjithashtu përshëndetën, kryebashkiakja Zamira Rami presidenti i orkestrës Paul McEwen dhe dirigjenti Bujar Llapaj.
“Mirenjohje pa fund per dirigjentin e mirenjohur gjirokastrit Bujar Llapaj. Mirënjohje pa fund për muzikantët nga Kanadaja e largët. Mirënjohje presidentit të orkestrës. Faleminderit që mundësuat këtë event të madh kulturor për Gjirokastrën. Jeni përherë të mirëpritur. Gjirokastra jonë, është edhe juaja”, u shpreh zonja Rami.