in

Nje foto, nje kujtim/ Punetore te repartit te Tismasit te Ndermarrjes se Prodhimit te Veshjeve Bule Naipi te Gjirokastres

Ne kete foto jane punetore te repartit te Tismasit te ndermarrjes se veshjeve Bule Naipi ku per 16 vjet ka qene pergjegjese Marianthi Bediava.

Ne kete repart ka patur mbi 11 lloj makineri textili dhe shirita tismaje. Prodhoheshin lidhese kepucesh te sheshta e te rrumbullakta,llastik me dimensione te ndryshme me numur nga 8 ÷24 mm,fitil kaminetosh vajguri, shirit textil per zinxhira, shirit izolanti,kanavace. Pra ishte repart me artikuj textili te tipit galanteri-tisma.

Furnizoheshin fabrikat e kepuceve te vendit me lloje lidhesash, trikotazhet dhe n.p.veshje e vendit me llastik, uzina metalike qe prodhonte zinxhire te llojeve te ndryshme,kamineto,uzinat elektromekanike qe prodhonin elektromotore dhe nastroizolant,furnizoheshin dhe nd/jet tregetare te vendit.

Keto artikuj textil-tisma prodhoheshin vetem ne kete repart per gjithe vendin. Reparti ,per nga numuri i madh i makinerive qe ne shumice ishin automate, kishin zhurma te ndryshme dhe ishte i veshtire.

Ne te gjithe repartin punonin reth 120 puntore, shumica me arsim te mesem te pergatitura profesionalisht per te punuar dhe mirembajtur makineri te teknologjise gjermane e zviceriane.

Ne foto njohim disa nga punetoret por jo te gjitha.Jane ndare nga kjo jete dhe jane te paharruara F. Çoparka, A.Çaro, A.Ksera e A .Çabeli.

What do you think?

Written by admin

Çapua i Mamanit, siç i flasin ne Gjirokaster, sot ka marre urime per ditelindjen

Kuzhina Gjirokastrite/ Karkanaqet e Pashkes se Madhe me Zahar te Karamelosur…