Pergjate lumit Drino ka patur disa plazhe, po i kujtojme dhe deshirojme te mesojme pse kane emra te tille.
Nje nga plazhet ishte Buduku dhe me poshte Sallahana.
Plazhi me i pelqyer ishte tek Ura e Vjeter dhe Ura e Madhe dhe pa shkuar ne rrjedhen e Viroit ne Gërhot Plazhi i Sovjetikeve.
I frekuentuar ishte dhe Plazhi i Mesuesve e me poshte tij Plazhi i Mashkullores dhe Plepat e Dinos.
Ne kete udhetim pergjate buzeve te lumit Drino arrijme tek Ura e Kardhiqit me ujra te pastra dhe per peshkim per te qendruar ne Plazhin e Subashit e ca me tutje tek Rrepet.
Keto mendojme se kane qene, nese ka te tjera i kujtoni.
Tani shikoni kete foto dhe gjeni se cilit plazh i perket kjo siperfaqe me uje kaq te paster.
Frekuentuesit e lumit e vecanerisht peshkataret do ta gjejne menjehere. Ketu lahej e disa metra me poshte hapeshin rrjetat per krap, millona e gerlan e me pak per pestrove se dihet, peshk i ralle qe i fshihet grepit dhe rrjetes, noton ne ujra te pastra e ne thellesi, “kapardisur”midis gureve te bardhe e drureve.