in

Lojrat e fëmijërisë- virat për vajzat dhe saiset për djemtë. Ju kujtohen të tjera?

Ne Gjirokaster dhe krahinat rrotull saj lojrat popullore zinin nje vend te vecante ne argetimet e banoreve.

Ato ishin nje element i rendesishem ne jeten e femijeve dhe te rinjve per kalimin e kohes se lire.

Organizoheshin ne grupe te vogla dhe te medha, te perbashketa djem e vajza, po ne shumice te ndara, te tjera lojra orgaizonin vajzat, te tjera djemte.

Per vajzat nje nga lojrat ishte e ajo e virave e ndertuar ne nje shesh pushimi e ndare ne kuadrate te cilat duhet ti kaperceje me nje kembe duke levizur nje pllake te sheshte guri.”Digjeshe” kur pllaka qendronte ne virat e kuadrateve.

Loje per djemte ishte ajo qe quhej Bëz-Bëz ne te cilen merrnin pjese te rinj por dhe burra.Kjo loje praktikohej edhe nga femijet.

Organizohej me numer te caktuar antaresh dhe sekreti i saj qendronte ne faktin se person me shpine te kthyer duhet te gjente personin qe gjuante me pellemben e dores nderkohe qe te gjithe zgjatnin duart dhe thoshnin ne nje ze Bëz-Bëz.

Nje nga lojrat me popullore ishin saiset qe luhej me kater apo pese veta te perkulur te kapur pas njeri tjetrit. Kercente i pari tek personi i  mbeshtetur ne nje mur apo peme dhe te tjeret pas tij. Kush nuk e mbnante tjetrin dot ne kurriz denohej duke kembyer vendin me personin e pare.
Kjo loje perdorej vetem nga djemte dhe jo nga vajzat.

What do you think?

Written by Admini

Lajm i mirë: Gjëndet ilaçi kundër komplikacioneve që sjell virusi Covid19

Një foto e rrallë me pamje nga plazhet e lumit Drino