Perpara ka qene po nuk eshte sot.
Ishte pra dikur dhe kur shprehemi keshtu na ze trishtimi dhe keqardhja per kujtimet qe na lidhin me kete dhe cdo rruge tjeter me plepa dhe hije.
Kur futeshe ne tunelin e kesaj rruge sikur te hapej gjoksi dhe merrje fryme me lirisht, mbusheshe me ajer tjeter edhe pse udhetoje ne nje autobus me mbi 50 veta.
Ndodhte kjo se ne gjoks ndjeje ajrin e vendlindjes se pas pak do te hapej panorama e qytetit tend te dashur, do afroheshe ne sheshin e madh te qytetit pas nje udhetimi te gjate dhe te lodhshem.
-Ja se me ne fund erdhem!” –ishte shprehja e cdo nene per femijen qe mbante ne duar.
– Ja dhe 15 minuta rruge kemi deri tek Ura e Lumit”, shtonte nje tjeter.
-Erdhem , erdhem!
Tani mbase e mesuat se per cilen rruge bejme fjale!