Ndertesa ne Foto ne Sheshin e Çercizit te qytetit te Gjirokastres dikur ishte institucioni i Bashkise me zyre per Kryetarin, mbledhjen e keshillit bashkiak dhe zyra te tjera per sherbimet ndaj qytetareve.
Ne ballkonin e saj mbaheshin dhe fjalime me raste ngjarjesh te rendesishme te qytetit si per festen e Pavaresise se vendit etj.
Pas Çlirimit u kthye ne Klub te Kulturës dhe nga viti `60 u quajt Shtepia e Oficereve, kati i pare perdorej per lojrat me steke, karambol e bilardo, kati i dyte kuzhine dhe restorant dhe i treti per mbledhje dhe argetime.
Ambientet nuk shfrytezoheshin vetem nga ushtaraket por edhe nga qytetaret, sidomos salla e lojrave me steke dhe restoranti.
Gjalleri kishte veçanerisht ne prag te vitit te ri, me aktivitete per femijet e ushtarakeve por dhe te shtepise se pionierit. Ishte krijuar tradite shperndarja e dhuratave per femijet e dalluar, shoqeruar me koncerte, kenge e valle.
Gjate gjithe vitit ne sallen e madhe organizoheshin edhe mbremje vallzimi, klasa te gjimnazit me ushtare te nenreparteve ushtarake me te cilat kishin lidhur mikqesi. Gjithashtu dhe rinia e ndermarrjeve.
Ne muajt e veres, ne sheshin para nderteses, nen hijen e koqeares, vendoseshin tavolina ku pihej kafe, raki e vere, shoqeruara me meze.
Ne nje kend te veçante “ulej” orkesetra me fizarmonike, klarinete dhe xhez qe luante valle popullore dhe muzike te lehte vallzimi.
Ka vite qe sheshi edhe pse iershtatshem, me hije e freski per muajte e pranveres dhe veres, nuk shfrytezohet.