in

Kujtesë/ “Hajde të Mblidhemi tek Bendi!” Thuhet dhe Sot Nga Banorët e Lagjes Pllakë në Gjirokastër!

Kujtesë/ “Hajde te mblidhemi tek Bendi!”, Thuhet dhe Sot Nga Banorët e Lagjes Pllakë në Gjirokastër!

Bendi është fjalë e vjetër e ngulitur dhe popullore për banorët e lagjes Pllakë në Gjirokastër me fuqi që e ka ndarë atë në dy pjese, të sipërme dhe te poshtme.

Kjo hapësire tani është bërë e re, eshte zgjeruar dhe Arkitekti ka bërë një zgjedhje të mençur, ka ruajtur një pjesë të brezit me çimento të Bendit të dikurshem, kujtese për brezat që do vinë.

Nuk dihet pse kjo hapesirë jo e vogel tani, me zgjerimin e xhades nga Postblloku, Ura e Nanxës e këtu për në Sheshin e Çerçizit, ka marrë këtë emër.

Nga ç’thonë, fjalë e përcjellë, përrua dikur nga varreshin ujrat e shiut të lagjes Pazar i Vjetër, mbeti me këtë toponim kur u shtrinë tubot e medha te ujit që shkuan ne kala dhe nen te u ndertua një depo (Bendi).

Nga ajo kohë, shërbeu pikë referimi dhe takimi. “Takohemi tek Bendi”, “Mblidhemi tek Bendi”,“ Këndojmë tek Bendi” apo “Do luajmë tek Bendi” – vazhdon të thuhet.

Dikur luhej kaladibrançe, futboll me porta hungareze se nje makine ne hënëz kalonte, karrocat e Bedjavait, të Xhemali Shtinos shpinin bostane në Tregun e Bashtësë së Teqesë, mushkat e agojatëve të Dunavatit ngarkuar me dru e më pas karrocat e Jonuz Toskës, Lufti Ahmetit e Hulo Kores që këtu kujtohen shpesh nga të sotmit.

Bendi ka mbetur vend i dashur për banoret e Pllakës. Këtu fëmijë që kanë lojtur e sot burra, në oret e mbremjes e te vona, vëllezërit Elmaz dhe Bashkim Shkurta, Andi Shkurta me moshën e tij, vëllezërit Toska, etj. mblidhen per sport, folklor e politike, ia marrin dhe këngëve gjirokastritçe; tregojnë për të parët dhe histori të tyre; kujtojne njerez te mire te lagjes, Fitim Kaçin e Afrim Toskën që nuk rrojne më; flasin për zhvillimet e reja te jetes qytetare.

Te Bendi tregojne se Abedin Shehu rrahmet paste duke u kthyer nga pazari i ra per shkurt dhe u rrezua nga 3 metra lartesi.

“Koken e theve po boçen e rakise ne xhep te shajakut e shpetove” i tha gruaja.

Sa shumë kujtime për Bendin, këtë vend  të kujtesës dhe takimeve, ngarkuar me histori njerëzore që asnjëherë nuk do të mbulohet nga harresa!

What do you think?

Written by Admini

Ndërtesa e Bashkisë që u Kthye në Klub të Oficerëve për Bilardo, Restorant, Mbledhje dhe Argëtime!…

23 Vjeç, Flet 19 Gjuhë Dhe Eshtë Vajzë Gjeni!