Nga Dita e sotme bazorelievi i Rauf Ficos do të qëndrojë përkrah portreteve të pesonaliteteve më të njohura të Gjirokastrës, Eqrem Çabej, Musine Kokalari dhe Ismail Kadare, figura te cilat jane vleresuar nga keshilli bashkiak Gjirokaster me titullin “Nderi i qytetit”.
Në ceremoninë e organizuar me kete rast, në zonen e Pazarit te vjeter, merrnin pjese nenkryetari i bashkise Vangjel Muço, anetare te keshillit bashkiak, familjare, pedagogë dhe studiues të kësaj figure të njohur, banore të qytetit etj.
Ja disa pjese nga jeteshkrimi i Rauf Ficos:
Rauf Fico lindi në Sana të Jemenit më 13 mars të ë vitit 1881.
Në korrik të vitit 1903, Fico përfundoi studimet e larta me Diplomën shkëlqyeshëm dhe hyn në librin e artë të shkollës së bashku me kryeministrin e mëpasshëm të Turqisë dhe Presidentin e dytë të Republikes se Turqise, İsmet İnönü.
Në tetor të atij viti, Rauf Fico emërohet si nëpunës stazhier pranë administratës së vilajetit të janinës dhe në prill të vitit 1906 emërohet Kajmakan në Konicë. Ai dhe pse ishte funksionar i lartë osman, duke qenë në qytetin e Konicës, nyje ndërmjetëse në rrugën Manastri për në gjirokastër e deri në Janinë, ishte në lidhje të ngushtë me atdhetarët shqiptarë Bajo Topulli, Memduh Zavalani, Qamil Panaritin, Sali Butken e të tjerë, me të cilët kryente veprimtari atdhetare.
Në nëntor të vitit 1908, Rauf Ficoja së bashku me Bajo Topullin përfaqësuan Gjirokastrën në Kongresin e Manastirit.
Aty nga fillimi i majit të vitit 1909, Rauf Ficoja dërgohet Kajmakan në atdhe, në Himarë, ndërsa pesë muaj më vonë ai ishte nënprefekti i Margëllicit (Margaritit) në Çamëri.
Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912, Raufi braktisi detyrën e administratorit turk dhe së bashku me disa atdhetarë të tjerë shkoi në Vlore.
Ismail Qemali e njihte personalisht, ndaj e mori në kabinetin e tij si këshilltar i ministrit të Brendshëm, Mufit bej Libohovës. Ndërsa në nëntor të vitit 1913 e deri nga fundi i janarit të vitit 1914 shërbeu si prefekt i Beratit.
Punoi edhe në administratën e Princ Vidit.
Me përvjetorin e Shpalljes së Mëvehtësisë, hapë Strehën Vorfnore – i pari institut i tillë i Tiranës – në ndihmë të jetimëve dhe të vobektëve.
Pas Kongresit te Lushnjës është deputet në Asamblenë Kushtetuese.
Rauf Ficoja ishte deputeti i Parlamentit Shqiptar që në vitin 1924 me 3 shkurt, kur vdiq presidenti amerikan Woodrow Wilson kërkoi të mbahej 5 minuta zi.
Në shërbimin diplomatik shqiptar, Rauf Ficoja u fut në shkurt të vitit 1926.
Më 14 janar 1929, Rauf Ficoja u dekretua ministër i Punëve të Jashtme dhe si i tillë shërbeu deri në 6 mars 1930.
Gazeta hungareze “Pester Lloyd” në datën 18 mars ka shkruar për të:
“Rauf Fico, njeriu më i kulturuar i atij vendi, kur u desh të krijohej administrata e shtetit shqiptar, rreth tij u grumbulluan njerëzit më të aftë që organizuan Shqipërinë e sotme. Ministër Rauf Fico është njeri me kulturë të shquar të përmsave evropiane, ai zotëron gjashtë gjuhë të huaja. Ai është një diplomat nga më të zotët”.
Ndërsa, “The Near East and India“, në 4 dhjetor 1930 shkruante:
Ndonëse kishte një arsimim osman, ishte një poliglot, ai zotëronte shumë mirë turqishten e osmanishten, frëngjishten dhe gjermanishten, persishten dhe arabishten, greqishten dhe italishten.
Rauf Ficoja ishte një simpatizant i kulturës dhe arsimimit evropian e anglosakson.
Diplomatët e huaj kishin një vlerësim shumë të lartë për Rauf Ficon.
Ministri fuqiplotë anglez, Sir Robert Hodgson, kishte relatuar në Forin Ofis (Foreign Office) se, “Rauf Fico është një nga personalitetet më tërheqës të jetës publike shqiptare dhe një burrë me një ndershmëri dhe atdhetarizëm të padiskutueshme. Me bindje republikane, ai ishte i bindur se monarkia i duhet Shqipërisë dhe i qëndroi besnik mbretit Zog”.
Rauf Fico emërohet ministër fuqiplotë në Athinë më 1936 gjer në korrik të 1938. Pas kësaj u emërua në Berlin, ku qëndroi deri me 3 qershor 1939.
Adolf Hitleri ështe shprehur për të:
”Sot kam takuar dy diplomatë, njëri ishte një diplomat i madh i një shteti të vogël dhe tjetri një diplomat i vogël i një shteti të madh”. I pari ishte Rauf Fico dhe, i dyti, ambasadori japonez.
Rauf Fico ndahet nga jeta më 23 janar 1944 në Tiranë.
Gjate regjimit komunist emri dhe aktiviteti i ti nuk permendej. Vlersime, nderime e tituj i jane dhene pas vitit 1990 per sherbimet që ka kryer ne sherbim te Atdheut.
Kryetarja e Bashkisë Znj. Zamira Rami në faqen e saj zyrtare në Facebook ka shkruar:
Qysh nga dita e sotme bazorelievi i Rauf Ficos do të qëndrojë përkrah portreteve të pesonaliteteve më të njohura të Gjirokastrës, Eqerem Çabej, Musine Kokalari dhe Ismail Kadare, figura te cilat jane vleresuar nga keshilli bashkiak Gjirokaster me titullin “Nderi i qytetit”