in

Pije me Fletë Trëndafili dhe Aromë Borziloku – Ja Sekreti nga Zamira Muço Dono

Njihuni dhe me nje tradite te bukur ne cdo shtepi gjirokastrite, me pijen me petale trendafili e shoqeruar me aromen e borzilokut..

Per kete pije tradicionale na shkruan Zamira Muço Dono:

”Une jam rritur ne nje shtepi ( kala ) sic jane shtepite gjirokastrite, oborri lulezonte dhe per te kujdeseshim te gjithe, babi, 3 vellezerit dhe nena ime, por xhaxhai im e kishte shtepine si kopesht botanik.

Aty kish siperfaqe te madhe e trendafila pa fund…E cfare te te them me pare…Jam krenare per prinderit e mi Xhelil Muço e Irfan Muço te cilet me rriten me pekule si vajze e vetme.

Mami na bente pijen me trendafila, pooor vetem nje lloj trendafili bente per pijen…trendafil stambolli.

Une e pelqeja shume dhe e pergatis edhe tani.

Receten po e ndaj edhe me lexuesit e faqes gjirokastraonline.

Per 1.5 liter uje duhen 20 deri ne 25 trendafila, 2 luge caji me limontoz te cilat lihen ne driten e diellit per 15 dite derisa fleta te çngjyroset e lengu te behet i kuq, pastaj e kullojme, e ndajme lengun nga petalja dhe …pija eshte gati.

Serviret ne gote duke shtuar sheqer sipas deshires dhe e ftohte.

Ja kjo eshte pija me petale trendafili e shoqeruar me aromen e borzilokut….


What do you think?

Written by Admini

Shapkati i Lazaratit që shoqërohet me dhallë të freskët – Ja mënyra e përgatitjes!

Kujtesë/ Në gjurmët e kujtimeve…