in

“Na ka marre malli per shapkat me lakra te egra?”- Njihuni me receten e gjirokastrites Zana Mevlani!

Sot per dreke gjirokastritia Znna Mevlani, bashkepunetore e ngushte e rubrikes tone “Kuzhina gjirokastrite”pergatiti nje shapkat me lakra te egra.

Ja receta e Zanes:

Per te bere nje shapkat duhen :

-Miell misri sipas tepsise, une hodha 700gr. Lakra te egra ose spinaq, djath, veze, vaj ulliri, kripe e piper.

Lakrat , mbasi i lan, i grrin qepe te njoma ereza, dhjozme , maraj, majdanoz ,i vret me pak kripe, pastaj i hedh djathe e veze sipas deshires, nje filxhan qumesht po ke, vaj ulliri piperin dhe i perzien.

Brumin e ze me uje te zier .Lyen tepsine me vaj, hedh 2/3 e brumit dhe e hap ne tepsi nje shtrese jo shume te trashe, hedh lakrat e pergatitura dhe siper i hedh pjesen tjeter te brumit por te holluar pak me ujin e mbetur.

Pra shapkati behet me tri shtresa :

Brume, lakra dhe perseri brume po te holle si brumi i petullave dhe (jo ti perziesh brumin me lakra se behet laropite…) , i hedh persiper vaj dhe e pjek ne 250° per 1 ose 1 ore e gjysem, kur skuqet e heq nga soba.

Faleminderit dhe mire u takofshim ne gatimin tjeter!

What do you think?

Written by admin

Vajzat e para sportiste me kilota të Gjirokastrës

Kryeministri i vendit Edi Rama ne Tepelene dhe Gjirokaster…