in

Vajzat e para sportiste me kilota të Gjirokastrës

Kane qene vajza gjimnaziste dhe te tjera qe punonin ne administrate dhe njesite e sherbimevev te ndryshme si ne artizanat, ntan etj.

Rolin dhe meriten e ka mesuesja e edukimit fizik Nevro Angoni.Ajo mori persiper pjesemarrjen e vajzave edhe ne lojrat me dore volejboll e basketboll.

Fillimisht insistoi qe ne oren e gjimnastikes vajzat te dilnin me kilota gje qe s`kish ndodhur me pare.Nuk ishte e lehte te realizohej nje objektiv i tille qe kishte dhe mbeshtetje nga lart.

E verteta eshte se kishte konservatorizem dhe fanatizem ne mjedisin familjar te qytetit, vajzat pengoheshin nga prinderit qe te merrnin pjese ne veprimtarite sportive. Ne Bashte te Teqese, me kendin e lojrave, luanin vetem ekipet e djemeve, edhe keta gjimnaziste, por vajzat jo,  deri afer vitit 1955.

Me organizimin ne shkalle vendi te ekipeve te vajzave ne volejboll e basketboll ku per kohen shembull u be Elbasani, me nismen e mesueses gjirokastrite Lejla Hashorva me banim ketu, u punua edhe ne Gjirokaster per ngritjen e ekipeve te vajzave, pra perfshirjen e tyre ne kampionatet e atyre viteve.

Ja si eshte shprehur mesuese Nevrua per punen bindese qe ka bere me prinderit dhe vajzat:

Ka qenë një nga detyrat e mia më të vështira. Sepse në rolin e trajneres, isha e para që duhet të jepja shembullin personal. Një ditë dola vetë me kilota në orën e mësimit, sepse nxënëset më vinin prapë me tuta të gjata. M’u desh të bindja edhe familjet e tyre, nënat e tyre, duke u shpjeguar se këto ishin veshje vetëm për stërvitje… Kështu, duke punuar me familjet e tyre, gjeta përkrahje dhe kështu një e nga një nisën edhe ato të vishnin kilotat e shkurtra, që u zbulonin kofshët. M’u desh shumë punë bindëse ato vite… më kujtohet një vajzë, Hëna Selimi, që kishte një baba aq fanatik, saqë sa herë që shkoja në shtëpinë e saj, më thoshte se vajza nuk ishte aty, ose ishte sëmurë, apo kishte shkuar për vizitë… M’u desh kohë ta bindja. Veprova njësoj edhe me vajzat e udhëheqësve. Kisha në skuadër Sonjën, vajzën e Dashnor Mamaqit, ish-sekretari i Parë i Partisë së Punës. Ai nuk pati kundërshtim për këtë vendim timin, përkundrazi e përkrahu. Gjithashtu, kam pasur në skuadër edhe Luljeta Milon, nusen e nipit të Mehmet Shehut dhe disa fëmijë të tjerë nga familje të njohura që pranuan të visheshin me kilota gjatë stërvitjes sportive dhe më pas në ndeshje të ndryshme.

Ngritja e ekipeve me vajzat gjimnaziste e te tjera u arrit dhe ato dolen me kilota ne kendin e lojrave  ne Bashte te Teqese dhe per vite me radhe e nderuan Gjirokastren ne kampionatet kombetare ne volejboll dhe basketboll.

Me mesuesen e tyre te pare Nevro Angonin e me pas trainer Hulo Mamanin ato prezantuan per publikun sportdashes vlera te larta sportive dhe sot duke shkruar per to meritojne respekt e mirenjohje per sjelljen e tyre emancipuese dhe zhvillimin e sporteve per femrat ne qytetin e Gjirokastres.

What do you think?

Written by Admini

Ju ka marre malli per dollapin e bukes dhe bufene e mire te dhomes?

“Na ka marre malli per shapkat me lakra te egra?”- Njihuni me receten e gjirokastrites Zana Mevlani!