in

Miqtë e Gjirokastra Online – Sot ka Ditëlindjen Ylli Asllani!

Miq të Gjirokastra Online!

 

Sot që pa gdhirë mirë, si shprehen gjirokastritët, pa hapur syte, fb na kujtoi ditelindjen e Ylli Asllanit!

 

Me kete rast, stafi i Gjirokastra Online e uron per 59 vjetorin e lindjes së tij:

 

“Ta gëzosh ditëlindjen z. Ylli, urimet më të mira për një jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme! Edhe 100!”

 

 

Ylli Asllani prezent me publicistikën e tij në median e vendit me një seri temash, analiza dhe artikuj në fusha të ndryshme është nga me aktivët edhe ne portalin tonë Gjirokastra Online.

 

Për miqtë dhe dashamirësit e faqes tone po percjellim materialin ne vazhdim:

 

Gjirokastra, ku Ylli Asllani lindi me 24 mars 1959, ështe qyteti ku mori mesimet e para dhe u rrit si djali i tretë i një familje arsimtarësh prej të cilëve trashëgon dashamirësinë, edukatën dhe kulturën gjirokastrite.

 

 

Shkollën e mesme e mbaroi ne Gjimnazin Asim Zeneli të qytetit te Gjirokastres. Në vitin 1987 diplomohet në Universitetin e Tiranës si Inxhinier Mekanik ne profilin Impiante të Industrisë dhe punon deri në vitin 1990 Inxhinier Projektimi në Uzinën Metalike Gjirokastër.

 

Në vitin 1996 – 2000 zgjidhet Kryetar i Bashkisë Gjirokastër!

 

Si Kryetar i Bashkisë do të mbahet mend për perballimin e krizës së Vitit 97, trajtimin e Pritjen e vellezërve kosovare, rikthimin e Festivalit folklorik etj.

 

 

 

Ka kontribuar dhe ne vendosjen e Orës së re të Kalasë, formulimin dhe propozimin e Dosjes së Gjirokastës për Uneskon si dhe realizimin me italianët e Markeve të Aerofotogrametrise, Studimit sizmik, studimit të Rikuperimit të qendrës historike, rindertimin e shtëpisë se Kadaresë, Pasaportizimit të çdo banese monumentale si dhe Rregullores se menaxhimit te territorit të qytetit etj.

 

 

 

Në vitin 2000 është çertifikuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan me motivacionin:

 

“Për kontribut të veçantë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare me profesionalizëm dhe aftësi të larta drejtuese”.

 

Në vitet 2001 – 2005 ka qenë President i Agjensisë jofitimprurëse AMIV dhe ka realizuar mbi 40 projekte në adresë të demokratizimit të shoqërisë civile, përmirësimit të cilësisë së jetës, infrastrukturës dhe zhvillimit rajonal duke qenë partner me një seri programesh të Bankës Botërore, USAID –it etj.

 

 

 

Punon si Këshilltar i Presidentit të Republikës për Pushtetin Lokal prej shtatorit të vitit 2017 dhe ofron ekspertizë në fushën e qeverisjes vendore, demokracisë lokale, decentralizimit dhe zhvillimit rajonal.

 

Para kësaj Ylli Asllani ka shërbyer po në funksionin e Këshilltarit për Pushtetin Lokal në kabinetin e Presidentit Bujar Nishani gjatë periudhës 2013-2017 si dhe në vitet 2005 – 2013 ka qenë pjesë e kabinetit të Kryeministrit Sali Berisha si Këshilltar për problemet vendore.

 

 

Jeton në Tiranë me bashkëshorten Zamira dhe djalin e tyre Arlindin.

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Në Odanë e Grave – Kush e Mban Mend… Një Herë Ishte… Kishte Lezet!

‘Tronditet Futbolli’ – Cristiano Ronaldo Rrezikon 10 vjet burg?