Kjo foto eshte e vitit 1962 , klasa e 6 –te ne shkollen “ 29 Nendori”( sot me emer te ndryshuar “Çajupi).
E botojme per te nderuar mesuesit e kesaj shkolle, mesuese Pranvera Karagjozin, nendrejtorin e shkolles Kristo Ndrico, mesuesin e talentuar Viktor Terpo e, midis tyre, per te veçuar mesuesen e gjuhes dhe letersise Ajrina Çene, mesuese profesioniste dhe model ne mesimdhenie por dhe shume e bukur qe adhurohej nga te gjithe nxenesit e shkolles te cilet ne ato vite per nga bukuria e çmonin njelloj me aktoren e shquar franceze Brigitte Bardot.
Ja sa e mire duket edhe ne kete foto mes nxenesve qe e donin dhe respektonin aq shume; e thjeshte ne mesim, e qeshur dhe e gezuar jashte mesimit, ne koridor apo sheshin e shkolles, ne aktivitete me femijet ne shtepine e pionierit, me anetaret e rrethit letrar te shkolles qe drejtonte, edhe ne aktivitetet lokale artistike ku merrte pjese si ne korin e arsimtareve me Vera Sakon, Sano Zhorden, Niqi Naken, edhe ato mesuese.
Mesuese Ajrina kujdesej shume per paraqitjen ne sy te nxenesve, vishej bukur e thjeshte, si dhe ne kete foto, ne diten e mbylljes se vitit shkollor, me fund me rrudha e rip te gjere ne mes.
Sa shume kujtime per mesuese Ajrinen dhe mesuesit e tjere, per shoket dhe shoqet e klase!- na shkruan Katerina Marga qe ne foto eshte vajza e ulur ne anen e majte me 2 gersheta.
Po ju te tjeret si e kujtoni mesuese Ajrinen, po per vete ku jeni ne kete foto?