Nje vit pas clirimit te vendit, Gjirokastra pergatitej per festen e Vitit te Ri- 1945.
Nga pushteti lokal porosia ishte qe rinia te pergatiste aktivitete, koncerte, mbremje, banda cdo te merkure dhe te shtune te kalonte ne rruget e pazarit dhe ne tribunen e ngritur prej druri ne sheshin e Cercizit te ekzekutonte pjese frymore, marshe ushtarake etj.
Ne veprimtarite “masive“ ndihej mungesa e vajzave si pjesemarrese ne koncerte por dhe si spektaktore. Megjithate shembujt e pjesemarrjes se tyre nuk mungonin ne lagjet Palorto, Teqe, Hazmurat, Pllake e Pazar i Vjeter.
Mbremje organizoheshin ne oret e pasdites ne palestren e gjimnazit se gjate dites aty zhvilloheshin gjyqe, sallat e ndermarrjeve, ne sheshet e lagjeve, ne hotel Sopoti etj.
Programi i mbremjeve fillonte me nje fjalim te shkurter, pastaj me valle, ne tingujt e sazeve te qytetit, nisnin kenge solo me fizarmonike qe i binte Qimo Papadhopulli, pastaj edhe danc dhe vals.
Qimua ka shkruar edhe nje liber per aktivitetet e para pas clirimit ne kulture e arte ne qytetin e Gjirokastres, deri afer vitit 1956, se pas ketij viti ai u largua me pune ne Tirane.
Ja nje flete nga libri:
Para vitit te Ri, ne lagjen Pazar i Vjeter u organizua nje mbremje e madhe ne sheshin e Kishes, mbremje e mbeshtetur edhe nga vajzat dhe grate e lagjes. Ato nuk e kishin problem te kercenin me djemte e rinj te lagjes po dhe me djemte e ftuar nga lagjet e tjera.
Edhe pse “jashte syrit prinderor”, gezonin liri dhe ofronin miqësi me te gjithe; frekuentonin rregullisht shkollat, merreshin me kulture e sport, me shfaqje artistike e ndeshje sportive.
Gjate kesaj mbremjeje, ne prag te Vitit te Ri, vallzimet dhe kenget vazhduan deri ne oret e vona te nates, kercehej dhe mesohej danc dhe vals.
Kengetari Fatmir Vehbiu i lagjes Pllake kendoi solo, ashtu dhe Niko Lula, Jorgo Malikua e te tjerë. Gjate vallzimit, u organizua gjithashtu nje loje me kapele qe levizte sa ne njerin dhe tjetrin cift, konkurs pa juri dhe protokoll, ” cifti me i mire ne vallzim” vleresim qe shoqerohej me duartrokitje te fuqishme per ciftin fitues.
Keshtu eshte kujtuar nga banoret e vjeter te lagjes kjo mbremje e bukur ne prag te vitit te Ri 1945 ne lagjen Pazar i Vjeter qe ne fund u mbylle me shperndarjen e pakove me dhurata per femijet dhe me tingujt e kembanes te kishes se lagjes.