in

Lagjja Manalat ku bilbilat shlodhen e këndojnë për 7 palë qejfe ne komentet e banoreve te saj

Lagjjen Manalat nga me te vjetrat e qytetit te Gjirokastres e vret dielli  qe ne mengjes, pa gdhire mire, me ajer te paster, me gjelberim dhe e ngrohte’, ngjan me nje ballkon madheshtor nga ku rehatohesh dhe ben sehir luginen e Drinos, fushen e Dropullit, Libohoven dhe malet ne sfond.

E bukur sa nuk pershkruhet duket dhe tani ne prill, ne zemer te pranveres ku dhe bilbilat kendojne për 7 palë qejfe, sic shprehet nje nga banoret e lagjes ne bashkebisedim me miqte e tij ne fb, bisede qe po e percjellim edhe per ju:

 

Besnik Harxhi; Ketu kam shtepine dhe kur vjen behari nuk kane te paguar ndene divanet.

Arben Mosho; Bukur Manalati,bukur,po sikur mbani Dunavatin kaçe duket…
Besim Mero; Dhe per ca kohe dhe do tju mari era .
Selami Karagjozi;Edhe une ketu me ty ne Athine jam fjale e vertete kemi lene tonat dhe na mbyti pluhuri e vapa ,s`kemi çi bejme fukarallekut .

Arben Mosho: Ehhhh ,dikur vija vizitë tek Dobatët ( Hamso,Haxhi e Bashkim Dobi)
Besnik Harxhi; I kam vetem 150 m larg ne vije ajrore njerez shume te mire dhe fisniker .

Arben Mosho Eh, o Beni, po neve duam netë dimri të prrallisemi, e ti zëmë që nga shkolla historitë. Të përshëndes e të uroj shëndet dhe gëzime në familje.
Besim Mero . Në nga Dunavati gjithmon jemi sikur Manalatasit na mbajnë jo Kaçe por kaliboza prandaj hidhemi e perdridhemi ne supet e Manalatasve.

Sidki Cani; Si këndonin prinderit tanë:
Që nga urat e përpjetë
Lule Dunavati shkretë
Zilfua ngacmonte Inajetin
Manalati
Copë gropë
Gjithë kanë nga një lopë
Nga një lopë e nga një ka
Burra e gra maskara

Ua thonte ajo ,ne kemi qënë të nderuar gjithmone dhe numëronte të diturit e lagjes,dëshmorët etj

E dashur motër Lume, xha Zilfua ishte një bejtexhi i madh sidomos kur pinte ndonjë gode.Pastaj Dabullaret ishin fis me i dëgjuar se Larajt e Manalati pasi xha Agushi xha Takua kanë qenë në AMERIKE dhe ishin më zengjine..

.

Sava Bozgo; Manalati, lagja jone.
Lulzim Çami: Manalati jone i dashur ku u lindem e u rritem, ku kemi lojtur ne sokaqe Sa shume na merr malli!

Zana Mevlani;Lagjia ime e dashur , edhe pse jam ketu, me vjen mall…atý kam fèmijèrine, kam lodrat, kam kujtimet mè tè bukura…

What do you think?

Written by admin

Punet e para qe Bajo Topulli beri ne krye te Bashkise se Gjirokastres ne vitin 1926

Komentoni keto shprehje nga Fjalori E folme e qytetit te Gjirokastres