Romet e viteve 60 ne Gjirokaster vendbanime te perkohshme, pranvere e vere, kishin disa pika buze lumit Drino si tek Ura e Vjeter dhe Ura e Madhe.
Te varfer e te keputur nga meset po çuditerisht te gezuar per te mos thene te trishtuar se ne ore te vecanta te dites apo mbremjeve muzika e tyre degjohej deri ne rrugen nacionale.
Ne ditet e veres territori ku banonin kishte gjalleri te vecante; aty dhe punonin, benin kanistra e shporta, zanat i pare per cdo familje rome, nje tradite qe pas viteve 70 u zhvillua shume ne Gjirokaster, me sektor te vecante, shporteri artistike dhe per eksport.
Femijet, pjesa me e levizshme e ketij komuniteti, binin ne sy per lojra dhe veshje pa kontroll, te vegjelit laheshin pa rroba ne ujrat e Drinos dhe ne Rrugen e Valarese afer me fushen e aeroplanit sic quhej ne ato vite.
Kjo dukjene sy te botes, per qytetin dhe kalimtaret e rastit ishte e papranueshme. Disa qe u vritej syri nga pamja, sidomos kur kalonin me femijet, u bertisnin po romet e vegjel as trembeshin dhe as zemeroheshin. Ndiheshin mire e te lire, te qeshur e te gezuar edhe pse larg botes se femijeve te tjere qe, kur i shikonin ashtu kthenin koken te turperuar.
Po erdhi nje dite qe lirine jashte territorit te tyre te banimit te mos e gezonin per shume kohe. Ndodhi ne diten e pare te muajit Maj, pikerisht ne festen e punetoreve.
Ne grup- pa druajtje , te shkujdesur, te rrembyer nga muzika e altoparlanteve dhe argetimet, u shfaqen ne festen e 1 Majit qe organizohej tek Plepat e Ures se Lumit , park natyror me hije e freski qe tani nuk ekziston me.Ketu u perballen me shqetesimin e prinderve dhe reagimet e femijeve qe gjithashtu kthenin koken per mos t`i pare e ndonje nga kureshtja i thoshte shokut “ Shikoje ate!”.
Gjate veres, ne ato vite, per levizjet dhe larjet ne lume kishte kontroll te forte.Femijet nen moshen l6 vjec ndaloheshin te laheshin ne lume, vetem te grupuar si klase ose shkolle nen kujdestarine e mesuesve.
Ne krye te ketij sherbimi per mbrojtjen e jetes se femijeve ishin policet dhe grupet e pioniereve. Bashke leviznin ne te dy brigjet e Drinos. Nese kapej ndonje “shkeles” futej “ brenda” deri sa prindi te paraqitej per ta marre. Jo pak femije te qytetit e kishin pesuar, ashtu dhe femije rome me te rritur. Frika ishte per te gjithe. Te gjithe e njihnin dhe e dinin se, nese bije ne duart e polic Reufit dhe grupit te gatshem , jepje llogari ne polici, ne shkolle dhe prinderit gjobiteshin.
Ndaj dhe ate dite maji, grupi i romeve te vegjel sa pane ne krye te parkut natyror policin e sherbimit te kontrollit te territorit i bene ze njeri tjetrit “Erdhi Polici!”, “ Erdhi Polici!” dhe ia dhane vrapit.
Nga ajo dite e te nesermen ne vazhdim ata nuk dolen me pa rroba ne Rrugen e Valarese dhe ne afersi te fushes se aeroplanit. Ne qendren e tyre te banimit prinderit rome ishin lajmeruar te mblidhnin dhe te vishnin femijet.