in

Kur dyqanxhinjte e Pazarit te Gjirokastres shkruanin me kalem kopjativ shenimin” Kthehem per nje çik…!”

Kujtese/ Dikur, jo te gjitha dyqanet, kafenete dhe rosticerite e Pazarit te Gjirokastres, me perjashtim te hoteleve, kane patur banjo brenda dhe, klientet, kur i shtrengonte ajo,nxitonin ne ato publike, njera ne Bashte te Teqese dhe tjetra poshte godines se Zigait.

Kete shqetesim e vuanin edhe   dyqaxhinjte qe , sa here i zinte apo i shtrengonte ndonje nevoje tjeter, me e madhe, ne xhamin e deres se dyqanit, vendosnin nje tabele me shenimin“ Kthehem per nje cike…’.

Disa nga keta me muhabet te lidhur heret me dyqanxhinjte qe sherbenin ne dyqane dhe rosticeri me banjo, i tundnin koken dyqanxhiut ne drejtim te deres  dhe tjetri i jepte leje duke i shkelur syrin.

Kjo sjellje mirekuptuese  ndodhte dhe me klientelen qe merrte sherbim, paguante  c`hante e pinte. Ata venin kokelarte e te kapardisur ne banje ndersa te tjere qe guxonin te hynin jashte syrit te dyqanxhiut, fshehurazi,  kur kapeshin thoshnin jam me ate dhe tregonin ndonje tavoline. Keta hileqare qe pertonin te benin nje cope rruge deri ne banjot publike, ne Bashte te Teqese ose ne ate tjetren poshte godines se  Zigait,kur ziheshin mat, prisnin dhe dhomkat:”E mo ketu e gjete vendin?!Eshte dyqan nuk eshte hale!Ik ne halene tende!

Per tipa te tille, dyqanxinjte noprane nuk kursenin dhe sharrje me te goditura dhe te hidhura dhe, ndersa me pare deren e banjes e mbanin vetem me nje kliço druri apo tel te trashe, nga brenda e jashte, per t`u prere udhen,  forcuan deren e banjes me  doreze dhe çeles qe i mbanin ne banake, ne nje vend te caktuar. Vendin e dinin te gjithe po ishte rregull çelsin apo dorezen i kerkonin me shprehjen e zakonshme”  Nema  nje çike ate”.

Ndonje qe vinte nga jashte, gjoja sikur kerkonte ndonje shok me veshtrim nga tavolinat,nese gjente deren hapur futej, ne rast tjeter largohej heshturazi e si i zene ne faj pa e kthyer koken nga banaku.

Ndodhte me ndonje qe e zinte barku dhe lutej ne banake po  nuk merrte pergjigje ose . nese perseriste nje kerkese te tille,edhe barkun me duar te mbante, merrte pergjigje : “Hidhu ne Bashte!”.

Pazari i viteve `60 te e larte kishte dhe hotele afer me  sheshin e Cercizit qe jane dhe sot, Sopoti, Kashahu, Bendo dhe Hani i Stavros te gjitha me banjo po qe njerezit qe i zinte ajo nuk guxonin te shkonin se hotelxhinjte vigjilente ju kerkonin karten e kokes(pashaporten).

Hotel Sopoti me dy hyrje, e madhja nga ana e sheshit, tjetra e vogel, kush e gjente hapur, per te shkuar atje, i merrte leje hamallit te dites qe ngjiste thaset me qymyr  per kaldajen qe i thoshte: Po te zune ta vune, Une nuk di gje!”.

Nepunes te zyrave te pazarit kishin dhe vend tjeter per ta  bere ate. Ata dhe me dosje ne duar gjoja se kishin pune ne komitet, ngjitnin shkallet e komitetit te qytetit ne ish godinen e Bendove.

Ata qe njiheshin e dinin hallin e njeri tjetrit merreshin vesh me sy, buzeqeshje dhe shprehjen ‘ E mo te do kryetari?”.

Nga kjo situate qe njihej po nuk hapte njeri gojen per ta ndryshuar,ne Pazar e zyra ndihej nje nervozizem i pergjithshem dhe vetem nje vit para FFK te `73 u bene disa permiresime nga ndermarrja e ntanit.

Ate kohe qarkullonin histori e ndoshta dhe thashetheme  se filani nuk e mbajti dot, iku me vrap ne Bashte me breke  neper duar, apo filani e beri ne brek, ndonje shante neper dhembe pa ze te lart ndonje qe kishte ne dore te bente investime.

Nje gjendje e tille nuk ndryshoi dhe ne vite pas 90-tes. Banjot ne Bashte te Teqese dhe poshte godines se Zigait te bllokuara e humben funksionin deri diten kur haleja ne Bashte te Teqese mbeti e vetme ne Pazar si objekt i rendesise se vecante ne zbrazjen e nevojave te domosdoshme.

Per nje periudhe pas viteve 2000 e ne vazhdim pati  permiresime te pjesshme,por dhe mungesa se , per turistet fjala vjen kur kerkonin banjo disa i drejtonin nga ish pallati i cultures, ku vendasit gjoja per t`u freskuar shkonin prapa mureve te rezuara .

Ja keshtu eshte kjo histori me realitete dhe mentalitete qe ka kaluar ne disa dhjetevjecare ne Pazarin e Gjirokastres qe keto vitet e fundit duket kapitull i mbyllur edhe per faktin se nese do vesh ne nje kafene apo rosticeri per te bere ate, porosite i kapardisur me pare nje shishe uje dhe deren e ke te hapur…

What do you think?

Written by admin

Jorgo Mici me ekspozite personale ne Dervician

Sot Dita e Gatimit dhe Shperndarjes se Ashures ne Teqene e Melanit, rit tradicional i besimit bektashian