Furrat e pjekjes ne qytetin e Gjirokastres kane funksionuar normlisht deri afer viteve `80.
Ne aktivitet ishte Furra e Premtos ne Mes te Pazarit, e Palortos, Cfakes, Manalatit, Pllakes etj.
Veçanerisht te dielave furrxhinjte kishin shume pune. Gjate dites ato i ndiznin edhe dy here.
Gezonin qe kishin pune si Alush Govaçi i Manalatit, Jani Kokua i Kroit te Premtos, xha Xhevati i Palortose, xha Malua i Hazmuratit apo dhe ai tek Furra e Stathit ne lagjen Varosh.
Atehere kishte dhe kenge per furxhinjte, thuheshin edhe vargje si keto:
Kulaç nga saçi
Fasule nga bragaçi.
Te dielave, ne pune ishin dhe femijet që llamaniteshin e ziheshin kush ta shpinte e kush ta binte tepsine nga furra, tepsi me Qahi, me lakra, me kungull te verdhe qe gjirokastritet i mbanin ne penxheret e pateve, byreqe me qumeshtor etj.
Disa familje gatuanin dhe buke, kulaç me miell gruri dhe misri, çonin dhe bragaçe me fasule dhe miser që zienin ne zjarr te avashem e ne hirin e furres.
Tani na merr malli edhe per nje byreke te pjekur ne furren e lagjes.