Perpara se te organizoheshin ne nje ndermarrje qe fillimisht u quajt kooperativa e kombinuar e artizanatit nga viti 1950 teneqepunuesit e qytetit te Gjirokastres punonin private.
Nga te paret qe bashkuan mjetet e punes ne kete profesion ishin dhe Lavzat Braho,Pilo Nase, Kamber Shehu dhe Budin Kale qe shikoni edhe ne kete foto dhe shume te tjere si Kryeustai Mail Kale, vellai i tij Murati, Thoma Xuhano,Laze Bejo,Spiro Nikuli, Pano Shapllo,Koco Pesha, Tomor e Hulo Cipi, Shaqo Dobi,Vait Sino,Luto Zani, Bilal Jaupi, Kico Kuci, Pilo e Polo Zoica, Mail Osmani, Skender Tushe, Resul Malile, Xhafer Haderi, Esat Zeko, pas tyre Bejtash Kale, Resul Zani, Demir(Demo ) Tushe,Faik Bejo, Femi Kale, Sitki Zani, Selim Kuci, Thoma (Come) Nase,,Vadit Kociu, Zini Kale,Ismail ( Malo), Pertef e Demir Demo, pas ketyre me te rinjte, nisur zanatin ne vitet `60 e me pas Shpetim Jaupi,Kamber Xhaste, Ziver Kore, Sedat Sherifi, Mondi Kardhashi, Eduart e Roland Sinani, Shemsho Beqiri, etj.
Te paret, qe jane ne foto, kane kontribuar jo vetem ne prodhimin e paisjeve te thjeshta shtepiake por kane marre pjese edhe ne vendilimin e disa prej veprave te para te ndertuara ne Gjirokaster dhe rrethe te tjera te vendit.
Kane zbatuar projektet ne punimet e ventilimit ne fabriken e duhan cigareve ne Shkoder, Durres dhe Gjirokaster, ne Kombinatin e armeve ne Polican, ne Azotikun e Fierit, ne fabrikat e prodhimit te pijeve alkolike, ne depot e rezervave te shtetit ne Tepelene e gjetke.
Ne jete e ne pune keta zanatcinje te vjeter kane qene model dhe kane lene kudo kujtime e gjurme te pahumbura ne kohe.
Ata kane trasheguar zanatet e tyre dhe breza te tere kane mbajtur me buke familjet ne ndermarrjen e prodhimit artizanal qe vazhdoi aktivitetin deri ne fund te viteve 90-te, por qe dhe me pas, disa nga zanatcinjte vazhduan aktivitetin ne kushtet e ekonomise private, te tregut te lire.