Teqeja e Zallit në Gjirokastër festoi 240 vjetorin e krijimit, ngjarje e shenuar e Bektashizmit Shqiptar.
Ne kete dite te shenuar, te 240 vjetorit te ndertimit te Teqesë së Zallit, mori pjese dhe percolli urimin e tij per besimtaret bektashiane e te tjere qe te kene vëllazërim, bashkim dhe te duan njëri tjetrin,Kryegjyshi Boteror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Ajo u ndertua më 1780 nen kujdesin e Sejid Asim Babai, i derguar nga qendra e bektashinjve në Haxhi Bektash dhe biografia e tij është shkruar në pllakën që ndodhet në Tyrbenë e tij në Teqenë e Zallit.
Teqeja u rrit nga ana e godinave dhe e veprimtarisë fetare, sa në kohën e Baba Ali Haqi Elbasanit u bë një institut fetar e kombëtar. Nga kjo teqe dolën klerikë patriotë të mëdhenj që në Rilindjen e Madhe Shqiptare luajtën një rol kyç në trojet tona për lindjen e Shqipërisë së lirë e të pavarur.
Ne vitin 1948-1963 në Teqenë e Zallit drejtuan me radhë Baba Sherif Cenometaj e Baba Brahim Kuka, dy figura të ndritura bektashiane.
Për 24 vjet teqeja e Zallit u mbyll e u kthye në depo e azile pleqsh. Në korrik 1991 Neki Levani e rihapi.