in

KRISTO NDRICO – Gazetari Veteran me “Zyrë” edhe sot në Qafë të Pazarit që i ka Lezet Humori e Qesëndisja!

Qafën e Pazarit Kristo Ndrico, (Kici) sic i kanë folur kur merrej me volejboll, e ka si “avllinë e shtëpisë”, 60 m larg, aq afër sa në ndonjë rast del dhe me pandofla, harron që është në “sy të botës”.

Po kjo atij nuk i prish asnjë punë, se vitet e fundit, në Pazar, njerëzit njihen e dallohen, duket sikur “ hanë e pijnë në një sufra”.

Ndricua lindi në Dervician po nga viti që mbaroi shkollën e lartë “është gjirokastrit”. Fillimisht mësues në shkollën “29 Nëntori” (sot Çajupi), pastaj në gazetën “Zëri i Popullit”, perseri drejtor shkolle ne “Naim Frashëri” dhe pas `90-ës në pension merret me përkthime në greqisht.

Me pak vite punë në periferi te qytetit, zyrën e punës e ka patur gjithmonë në Pazar, si dhe tani. Të parën poshtë Qafës së Pazarit, në katin e parë, dikur ndertesa e shendetit publik, laboratori i analizave per ushqimet, mik per koke aty me Ferdi Roqin, njeriun e mirë dhe laburantin e paarritshem në zanat që ushtronte.

Për atë kohë, me punë që bente, korrespondent i “Zërit” kishte ‘penë të hidhur’. Kur botonte ndonje vezhgim apo fejton, dilte shpejt nga shtepia. Në Qafë të Pazarit priste urimet e lexuesve te zakonshëm që kënaqeshin kur u “binte autoriteteve” dhe i thoshnin “Ç`ja bëre mirë filanit”. Këta e ftonin jo vetem per kafe, ndërsa të kritikuarit, edhe në heshtje, ndonjëherë edhe nën zë i kujtonin fshatin, Dervicianin.

Kristo Ndricon ne Pazar dhe qytet dhe sot e njohin të gjithë se përsëri ka një zyrë dhe punon per xhepin e vetë. Përkthyes i pare, nga më të mirët e greqishtes, ne ndihme te njerëzve për perkthime dokumentash.

Ndricua dhe sot eshte një nga ‘kalorësit e vjetër’ të Pazarit, që nuk i rrinë këmbët në një vend; lëviz, “në punë e jashtë orarit të punës”, me shumë shok e miq. Për shumicën dhe abonete e pazarit, ata si Ai, që e hapin pazarin me kafe, e vazhdojnë dhe me ndonjë gotë është Kristo, ndersa për njerëzit që e duan për përkthime është Zoti Kristo, po atij më shumë i pëlqen kur i flasin Kici, si tek klubi i Çoçolit që frekuentohet nga burra të vjetër, shumica gjirokastritë, me poetin Hadër Mevlani mik të parë, bashkon kujtimet, pjaten dhe kenget; flet e “këndon” në tri gjuhë, shqip, greqisht dhe rusisht; i ka lezet humori, qesëndisja dhe pija në tavolinë.

Siç shkruan shkrimtari i Palortosë Shpëtim Emiri, për shijen e fisnikërisë, e finesës dhe elegancës së gjirokastritëve me thënie e batuta, ka bërë dhe një përcaktim për to, është shprehur “si gjuajtjet e Ndricos në voliboll”, 15 vjet me ekipin pa rënë ndonjëherë nga kategoria e parë në këtë sport, edhe për meritë të tij.

What do you think?

Written by admin

Mish Qengji i Pjekur ne Hell tek Taverna e Renato Xhimos është Gati!

SURPRIZUESE/ Këngën Zyrtare të Botërorit 2018 do e Këndojë… Era Istrefi!