Nga vitet `70 po dhe me pare kur Gjirokastra lexonte “Tre shoket ‘ “Bel Ami”, “Gjeniu’, ‘24 ore nga jeta e nje gruaje”’e shune libra te tjere te ndaluar, rinia, e vecanerisht ajo e gjimnazit, zinte radhe ne Bibloteken e Pallatit te Kultures ndersa ne sallen e leximit nuk gjeje vend dhe per te shfletuar nje reviste.
E njejta situate ishte dhe ne shtepine e pionierit. Aty para deres se bibliotekes se femjeve ku sherbente shkrimtari i njohur Tasim Gjokutaj femijet duhet te prisnin 1 apo 2 ore per te terhequr nje liber.
Nje atmosfere dhe klime e vecante e pa imagjinueshme sot qe me siguri kujtohet me mall e nostalgji nga te gjithe lexuesit e atyre viteve. Ata sikur ishin ne nje gare pa konkurs se kush lexonte me shume, forme efikase qe perdorej per nxitjen e lexuesve te vegjes te cilet, per t`u bere antar i bibliotekes duhet te kishin lexuar me pare 16 libra.
Kjo dashuri per librin per te njohur histori njerezore, vende e personazhe te botes, nepermjet fjales artistike te shkrimtareve te medhenj te saj, ishte teme dite djhe ne rrethe lexuesish te pandare nga librat e verdhe qe kalonin miqesisht e besimisht mes tyre, thuhej:”U ngopem, bejme dashuri me mendje!”