in

Kjo supe nuk duhet lene pa pergatitur sepse vertet ja vlen!

Pavarsisht se sot jemi ne dite feste dhe dreken e kemi ngrene familjarisht ndoshta dhe pak te rende, nje supe e shendetshme dhe e lehte ne darke do te na bente shume mire. Kjo eshte nje supe e shijshme gjithashtu dhe per femijet

Perberesit
Mish cfaredolloj mishi
nje luge gjalp
nje lug vaj ulliri
2 luge gjelle miell gruri
2 te verdha veze
nje gote plot me kos
kripe, majdanoz, limon

Pergatitja
Ziejme mishin e vicit ose te pules sic e kemi zgjedhur sipas deshires dhe e heqim menjane. Me pas ne tenxhere shtojme dy luge gjelle gjalp, vaj ulliri, dhe sapo gjalpi shkrin shtojme miellin dhe e fergojme derisa zverdhet. Me pas hedhim lengun e mishit tek mielli i grurit dhe e trazojme me tel kuzhine. Gjate kesaj kohe rrahim dy te verdha veze me nje gote kos, derisa behen nje mas homogjene edhe i shtojme tek lengu i mishit qe po zjen. Ne fund hedhim copat e mishit te cilat i kemi copetuar me pare, majdanoz, limon. Nese ju bezdis aroma e vezes mund ti hdhni pak gjalp.

Shijojeni

What do you think?

Written by admin

Kur na shkon mendja per buke te castit mund ta pjekim dhe vete. Ja se si ta pergatisim ne pak kohe

Gezuar Fiter Bajramin