Nje pamje e mrekullueshme e Gjirokastres , e tera bashke, e vjetra dhe e reja, me fushen e lumin Drino, me kodrat e Shentriadhes,malet e Lunxherise dhe Çajupin, gryken e Tepelenes,zallin e bardhe te Perroit te Çullos, Teqene e Baba Manes, me stadiumin dhe pallatet njera mbi tjetren te ndertuara pas viteve 90.
Shikojeni me vemendje dhe nese keni dicka per te komentuar bejeni.
Ne kete foto eshte dhe nje ambient ku luhej dhe argetohej, nje shesh shume i dashur per brezat qe kane kaluar …
Sheshi e kishte emrin…Zbulojeni , tani eshte nje ore qe mund te biesh ne mendime dhe kujtime, ca me shume per ata qe jane larg Gjirokastres, vendlindjes se dashur…
Ne kete Gjirokaster madheshtore , te bukur cdo banor i saj ka gjurme e kujtime, edhe per te treguar…