Filmat e parë në Gjirokastër, pas çlirimit të vendit, jane shfaqur në ish godinen e shkolles Bajo Topulli dhe në palestrën e Gjimnazit.
Xhevat Mezini eshte operatori i pare i filmit ne qytet. Me aparaturat qe solli nga Greqia u be “lajmetari” i ngjarjeve nga vendi e bota.
Kur filmi “digjej”, salla thërriste “Jepi xha Xhevat”, ndersa ne filma erotike, bente “biz”, shoqeruar me fjalet “Ktheje dhe nje here”.
Salla e palestrës në Gjimnaz merrte deri 600 spektatore qe uleshin ne stola druri dhe ne shesh. Thuhet se filmi i pare këtu eshte shfaqur “Tarzani”.
Pas `48, filmat shfaqeshin pasdite e ne mbremje, se gjate dites zhvilloheshin gjyqe. Shumica e filmave ishin sovjetikë dhe me luftë, si “Beteja e Stalingradit”, “Ne nga Kronshtadi” etj.
Kur fitonte Ushtria e Kuqe salla ngrihej ne kembe e bërtiste deri në marrëzi “Urraa”.
Më 10 korrik 1953 u perurua Kinemaja e Re, me filma si “Raxh Kapuri”, “Vagabondi”, “Zotnia 420”.
Stefan Veneti eshte drejtori i pare i Kinemase dhe drejtoi per afro 17 vjet. Kur u shfaq “Skenderbeu” kopje te tij jepeshin ne Klubin e Ushtarakeve, ne Garnizon dhe Kinema.
Gjirokastritët figurantë, kureshtare per te pare veten, e shkonin filmin disa here…