in

Bletërritësit Gjirokastritë, me Koshere në Kodrat e Këcullës, Leknjas dhe Liqenin e Viroit!

Shoqata e bletërritësve gjirokastritë është krijuar ne vitin 1960.

 

Kryetar i saj u zgjodh Koço Bezhani dhe sekretar Stavro Kekezi. Me ngritjen e parqeve te shtetit, bleterritesit mbanin 5 deri 6 koshere.

 

Prodhimi erdhi duke rene me punimet e zgjerimin e tokave me te mbjella. Kosheret mbaheshin ne kodrat e Keculles, ne Leknjas, Virua e zonen rurale. Zgjerim mori bletaria me ngritjen e parqeve ne fermen shteterore dhe ndermarrjen pyjore.

 

Mbas vitit 1990 ra nje semundje dhe nga 9000 gjithsejte numri i tyre ra ne 3500.

 

Pas vitit `90 interesimi i bleterritësve per shtimin dhe kujdesin per to u rrit. Bleterritesit e vjeter ishin te paret qe moren pjese ne kete proces.

 

Shtuan numrin e tyre Budin Kale, Koço Bezhani, Stavro Kekezi, Thoma e Prokop Vardhami, Xhevat Islami, Kiço Lako, Peço Bashari, etj.

 

Riorganizimi u be me privatizimin e parqeve te ekonomive dhe NB. Ne l998 Kryetar u zgjodh Fejzi Aliu, sot me pervoje 45 vjeçare ne mbareshtimin e bleteve.

 

Nga janari i vitit 2018, sektori i bletarisë gjeti mbeshtetje. Fermerët, per të qenë përfitues të skemave bujqësore, skemës kombëtare të financimit ashtu edhe programit IPARD, që parashikojnë financime në mbështetje të këtij sektori, duhet të kenë 100 deri në 150 koshere që të mbështeten.

 

Ndërkohë,masa e parashikuar në skemën kombëtare të financimit është 10 mijë lekë të vjetra për koshere.

 

 

What do you think?

Written by admin

Fati Juaj është te Buzëkuqi! Harrojini Filxhanët e Kafesë – Kjo Grua ju Parashikon të Ardhmen prej Buzëve…

KINEMAJA NË GJIROKASTËR – Cilat ishin Filmat e Parë që u Shfaqën dhe si Reagonte Salla me Skenat Erotike!