Karnavalet ne qytetin e Gjirokastres kane qene tradite dhe jane lojtur edhe disa vite pas clirimit te vendit, por pastaj u fshine nga kalendari i festave popullore.
Festa e karnavaleve ka karakter fetar dhe si e tille dhe u pengua per te marre jete pas vitit1990.
Ato nuk zhvillohen vetem ne qytetin e Gjirokastres por dhe ne fshatrat e krahinave rreth saj dhe jane kthyer ne manifestime gezimi dhe argetimi.
Me pare karnavalet i kane luajtur djem te rinj dhe burra te vjeter, ne Gjirokaster me shume grupe te lagjes Varrosh.
Nisinin nga shtepite, portat dhe sokaket e lagjeve dhe mblidheshin ne Sheshin e policies qe me pas mori emrin Çerçiz Topulli.
Ketu festohej me ore te tera.
Kenge, valle e lojra te ndrysheme, edhe nen tingujt e sazeve.
Brezi i viteve 50 e larte deri ne vitin 1960 kujton grupin e karnavaleve qe udhehiqte banori i lagjes Pllake Stefan Bleco, babai i mesuesit te edukimit fizik Panajot Bleco.
Ky grup pergatitej qe me pare per Diten e Karnavaleve qe zhvillohej ne nje nga ditet e pranveres, ne prag te Pashkes se Madhe.
Ne lojen e tyre merrnin pjese e gezonin vecanerisht femijet.
Festa e karnavaleve tani eshte kthyer ne tradite dhe festohet me ore te tera e deri ne mesnate.
Nuk ka nje apo dy grupe me maska po disa qe luajne por marrin pjese te gjithe edhe si fshat ne argetimet e shumta.