in

Karkanaqet janë Gati – Veç Formës Tradicionale, Ja çfarë Figurash mund të Realizoni me Brumin!

Më parë karkanaqet, në Gjirokastër dhe fshatrat rreth saj, përgatiteshin jo vetem ne dite festash, si në Pashke te Madhe, por dhe dite te zakonshme, se pëlqehen shumë nga fëmijët.

 

Duhet ta keni vënë re! Edhe ata pëlqejnë të bëhën pjesë në përgatitjen e tyre. “Luajnë” me brumin dhe me të bëjnë figura të ndryshme.

 

Foto Renato Xhimo

 

Çdo amvisë parapërgatitet per karkanaqet. Fillimisht vendosen në tavolinë përbëresit që janë;

1 kg.miell,
2 kokrra vezë,
2 gota me sheqer,
gjalp i shkrirë,
vanilje dhe kripë.

 

Në një enë hedhim dy kokrra vezë, hedhim dy gota sheqer, një gotë më vaj, gjysëm gotë më gjalpë të shkrirë.

 

Të gjitha bashkë i rrahim gati për 10 minuta dhe pastaj hedhim miellin pak e nga pak.

 

Në miellin e perzier dhe rrahur me përbërësit e tjere, hedhim nje pakete sheqer vanilje si dhe sodë buke nje luge te kafese dhe 250 gram kos.

 

 

Para perfundimit, në masën e përgatitur hedhim pak kripe, e përziejmë deri sa te arrihet një brumë më i butë nga i byrekut.

 

Masën e brumit e ndajmë në copa të vogla dhe u japim formen që dëshirojme. I vendosim në furrë te parangrohur për 15 minuta ne 180 grade.

 

Kujdes se mos digjen – U qëndroni tek koka!

 

 

Karkanaqet janë gati! Ju bëfshin mirë!

 

 

What do you think?

Written by admin

Urime pa Fund për Festën e 7 Marsit! Ja çfarë kanë shkruar Miqtë e Gjirokastra Online…

Premio për “kokën” e të Kuqve – Luftëtari e Partizani nesër një hap drejt Kupave të Europës!