Ne ditet e nxehta te veres,vecanerisht te dielave, para viteve 90-te, plazhet e Durresit mbusheshin me mijera plazhiste qe pushonin nje dite, vec atyre ne kabina, hotele apo kampet e puntoreve.
Ne ato kohe plazhi ishte i te gjitheve, vetem nje siperfaqe e gjelber, me rere dhe det ishte me kufi,me ‘vije te kuqe’; ruhej e mbrohej me ushtare per sigurimin e jetes dhe pushimet e te Medhenjeve te fshatit, sikunder stigmatizoheshin nen ze Udheheqesit e asaj kohe.
Trenat e oreve te para te mengjesit zbrazeshin ne stacionet e aferta te plazhit, jo ne stacionin e madh, te qendres. Grupet me 5 e me shume bashke, familjare, sa arrinin tek Hekurudha, Iliria apo Plepat puna e pare qe benin zinin nje vend ne rere dhe ngrinin cadrat, dhe si keto qe jane sot po shumica, nje carcaf i madh i mbeshtetur ne kater shkopinje, nje mbulese e shtrire ne rere dhe ne hijen e cadres trasta me ushqime dhe uje.
Keshtu fillonte dita e plazhit per familjaret, ndersa te rinjte mblidheshin ne murin qe ndante reren nga siperfaqja e gjelber e plazhit dhe aty, ne „garderoben e natyres“, vend per cveshje dhe veshje, hiqnin rrobat e trupit,mblidhnin bashke pantallonat, kanatierin dhe kemishen,shkonin mbi to rripin e mesit dhe, me nje fryme e pa merak se mund te ndodhte dicka, nxitonin ne rere e ne det.Ketu zhvisheshin e dhe vajzat qe per plazh visheshin lehte, nje fustan dhe kaq.
Keto togje me rroba, ngjitur njera pas tjetres, deri ne te ngrysur, ne mbarim te plazhit, nuk i prekte njeri me dore. Kjo nuk ndodhte dhe per shaka, se askush nuk guxonte te vinte dore ne rrobat dhe sendet e tjetrit, ore,leke apo dokumenta qe kur futeshe ne det nuk mund t`i mbaje me vete. Nuk ishe dhe i shqetesuar se beheshe gaz i botes, mbeteshe vetem me brek, sic thuhej ne gjuhen popullore, nese dikush do vinte dore mbi to, t`i vidhte.
Ne „garderoben e natyres“ qe nuk i ruante as polici dhe as roja i plazhit, ato ishin te sigurta, te paprekura, deri sa ktheheshe nga pushimi dhe „gjumi ne rere“, nga dreka dhe lojrat, i gjeje tek vendi sic i kishe lene.
Keshtu ndodhte ne garderoben e te gjitheve, ne plazhin e te gjitheve dhe te askujt, ku as paguhej dhe as vidhej ku ne ranishte secili kishte cadren e vet, hijen e vet, koken e vet dhe asnje qe t`i thoshte ” ke kaq per te paguar!“
E diela e cdo dite e javes kalonte e qete, as lufte, as paqe, po pushim dhe pak muzike, ndersa ne mbremje shetitje buze detit.
Si thoni dhe keq nuk ishte!