in

Ju ka Shkuar Mendja për Një Gliko të Lunxhërisë? Cilat Ju Shijojnë më Shumë, me Arrë, me Ftua, me Qershi apo …?!

Ju ka Shkuar Mendja per Nje Gliko te Lunxherise? Cilat Ju Shijojne më Shumë, me arrë, me ftua, me Qershi apo ..?!

Peme e fruta ne Lunxheri ka sa te duash. Mbushur koshtrat , anes mureve e te tjera edhe ne rruge qe nuk i prek njeri, edhe kur piqen qe t`i hane bota, udhetaret.

Me to behen dhe glikot e Lunxhit qe , kush i ka shijuar, ka kerkuar dhe nje tjeter, per shije aq te mire , aq sa te leshon goja leng.

Keto gliko i pergatit cdo shtepi ne Lunxheri, mburren dhe ne panaire.

Me to nderohet shtepia, qerasen mysafiret, nxirren ne fejesa, dasma e gezime te tjera famijare, ne pagezime e ne festimin e emrave.

Nuk blejne lunxhotet glikora ne Pazar, ne qelqurina dhe te jashtme te jene, me etiketa e fjale reklamash me ngjyra, te pergatitura nga duart e botes. Jo se kane anicire po nuk ju zene syte dhe as i shijojne, se, siç shprehen jane me sheqer shume.

Ato sheqerin e perdorin me mase, jo mbush grushtin dhe hidh, perkundrazi me karar aq sa do rrushi, sa do lengu i ftoit, sa do arra …

Po cilat jane glikot e Lunxherise?

Te themi disa e ndonje ta hedhim edhe ne faqe qe ten na ngopet syri se per te shijuar duhet te shkojme ne Dhoksat, ne Qestorat, ne Saraqinisht, ne Mingul dhe fshatrat e tjera qe te mos I zeme te gjitha me radhe.

-Ja disa, me te dukurat dhe me te shijshmet kur na i afrojne ne tabaka apo ne tryeze:

– Gliko me arra

– Gliko me Qershi

– Gliko me Fiq

– Flete trendafili

– Gliko me Portokalle

– Gliko me thane

– Gliko me shalqi

– Gliko me rrush

Nese harruam ndonje na e kujtoni e na thoni nese i beni dhe si, qe recetat tuaja t`i mesojne dhe amvisat e tjera.

Ne shtepite e Lunxhit behen te gjitha llojet e glikove dhe, nese harruam ndonje , na e kujtoni dhe na thoni se cilat nga glikot ju shijojne me shume?!

What do you think?

Written by Admini

“ Nurellari” Me Aktivitet Prodhues ne Berat, nga  Kompanitë më të Mira të Verërave në Shqipëri

Portokalle apo mandarina? Kush e fiton betejen?