Kasata, eshte nje embelsire shumë e dashur dhe e thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi nga të gjithë. Ajo eshte me e shendetshme se akullorja dhe shume here me e thjeshte ne pergatitje se ajo.
Me poshte po ju sjellim menyren e pergatitjes se saj
Përbërësit
400 ml kos
450 ml pana për ëmbëlsira
100 gr sheqer
60 gr arra ose stika të shtypura
170 gr mjaltë
Pergatitja
1. Si fillim duhet te pergatisim kremin e kasates
2. Në një enë të thellë përzieni bashkë kosin dhe mjaltin dërisa të krijohet një masë kompakte e njëtrajtëshme.
3. Më pas në një tjetër enë, përzieni sërisht panën dhe sheqerin derisa sheqeri të ketë shkrirë dhe kremi të jetë trashur.
4. Në këtë fazë mund të shtoni sipas dëshirës edhe disa copëza arrash të shtypura ose rrush i thate brenda kremit të kasatës.
5. Më pas shtoni tek kremi i panës edhe kosin që përgatitët më parë dhe përziejeni me lugë për disa sekonda.
6. Zgjidhni gotat apo masat ku do të ndani kasatat dhe hidheni kremin përkatësisht në masa të ndryshme të vogla.
7. Mbuloni sipërfaqen e gotave me letër plastike dhe futini të gjitha në ngrirje për të paktën 4 orë.
8. Kujdesuni t’i lini kasatat mjaftueshëm në frigorifer derisa ato të kenë ngrirë plotësisht .
Ju befte mire!