Shoferet e vjeter te Gjirokastres dhe krahinave te saj mbahen mend per profesionalizem dhe sjellje korrekte e humane me udhetaret.
Shembujt jane te shumte.Per udhetaret, per te cilen thoshin se ” ata na mbajne me buke”, kujdeseshin para, gjate e pas udhetimit.
E para ecnin me kujdes e jo me shpejtesi qe te mos vinin ne rrezik jeten e tyre, e dyta, udhetaret te pushonin e drekonin te qete dhe, kryesorja, perpara se te mbyllnin deren e autobuzit, pyesnin se mos ndonjeri kishte nevoje per hotel.
Ne rastin qe nuk kishte vende ne hotel, i merrnin dhe ne shtepi, i vriste ndergjegja te gdhiheshin jashte, ne kohe te mire apo te keqe.
Kjo sjellje e mire vleresohej pa mburrje nga shumica e shofereve te vjeter qe vazhduan ne kete zakon edhe pas vitit 44 vecanerisht shoferet e linjes Tirane -Gjirokaster dhe kthim.
Sa dime, shoferi i vjeter i linjave te largeta Vehip Jupi,mjeshter ne profesion, kur bente linjat e largeta me autobuz, kujdesej per cdo kerkese te udhetareve. Para se te mbyllte deren e autobuzit, pyeste nese ndonje kishte nevoje per hotel, e shoqeronte dhe, ne rastin qe nuk kishte vend, e merrte ne shtepi, nuk e linte tjetrin te gdhihej jashte.
Kete sjellje nuk e manifestonte vetem Vehipi qe e kujtojme me respekt per profesionalizmin dhe humanizmin qe tregonte ne ushtrimin e profesionit te shoferit.