Ne festat e gjimnazit Asim Zeneli te Gjirokastres, pervjetore e jubile, eshte folur edhe per profesoret franceze te Liceut, sic quhej para vitit 1944, ne cilin kane dhene mesim , fillimisht, edhe profesore franceze.
Po si i ka njohur dhe c`kane bere keta profesore per shkollen, Gjirokastren dhe banoret e saj per aq kohe sa qendruan dhe shperndane dituri nder brezat.
Nje gje te perbashket kane patur, dashurine per Gjirokastren dhe perkushtimin per te mesuar bijte dhe bijat e saj qe, pas viteve ne Lice, disa vazhduan studimet edhe jashte vendit, u bene mjeke, arkitekte, profesore etj,
Ja disa cilesi, karakteristika e sjellje te profesoreve franceze qe kujtohen dhe sot apo qe kane mbetur te shkruara nga bashkekohes te tyre, pedagoge e nxenes te Liceut.
Drejtori i pare i Liceut ka qene Viktor Kutan. Ai kujtohet per korrektesine ne marredhenie me ish pedagoget dhe ish liceistet; keshillues i urte dhe optimist per te ardhmen e djalerise gjirokastrite. Ai eshte shprehur per talentin, energjite dhe idete perparimtare te rinise gjirokastrite, ashtu dhe per ish liceiste te shkelqyer si Hamit Kokalari etj.
Drejtori Kutan kur u largua nga Gjirokastra u shpreh se do te kthehej perseri por nuk arriti mbasi, sic eshte shkruar ne shtypin e kohes, ne gazeten Demokratia, ndersa udhetonte me tren eshte gjetur i vdekur.
Profesor Brazito, ishte shume i lidhur me jeten e qytetit dhe me nxenesit e tij ne Lice. Jepte shembull ne shkolle e jashte saj. Kujtohet tip i qeshur qe nuk e hiqte nga dora canten e mbushur me libra, fletore dhe gazeta, se degjohej me vemendje ne oret e historise etj.
Per metode te mire ne mesim, ish liceiste kujtojne profesorin Marshand i cili luante edhe tenis, ndoshta nga te paret qe ka futur kete loje ne Gjirokaster, loje e pa mbeshtetur nga te tjere se, sikunder kemi ndjekur ne vazhdimesi, ne vite sportet ne qytet, nuk dime ta kene ushtruar individe apo ekipe perfaqesuese ne gara brenda apo jashte Gjirokastres.
Profesor Marshand ishte dhe piktor qe vizatonte ne Lice por dhe ne Bashte te Teqese. Ne dite tregu ne “sy te botes” vizatonte portrete fshataresh duke tregtuar prodhimet e tyre.
Profesori i gjuhes frengjishte Liezën kishte pasion te madh lulet. Ai banonte ne nje shtepi te madhe ku ne avline e saj kujdesej per lulet, nje pjese te te cilave i kishte sjelle nga qyteti i tij Vevei.Thone se nje radhe lule qe mbushin dhe sot avlite e shtepive jane nga farerat qe ka sjelle dikur profesori Liezën.