in

Grupi i Vranishtit tek “Dilema”e Gazetarit Eno Popi- Darkë me Mish e Verë, po Sa Fitoi?!

 

Grupi i njohur popullor i Vranishtit ishte sot pasdite te emisioni DILEMA i gazetarit te njohut Eno Popi.

Atmosfere e gezuar, mbreselenese, kuti qe hapen e mbyllen, me shifra te “ renda e te holla”.

Emocione tek te gjithe te pranishmit, ca me shume ka djali student i veshur me kostum popullor, anetar i grupit te njohurt te Vranishtit, me nam per interpretimet e kengeve te laberise ne Shqiperi e jashte saj, edhe ne Festivale nderkombetare.

Batuta e humor, komente per historine e grupit, mbresa per kenget e interpretuara, si ate per Ismail Qemalin qe grupi e kendon ne skenen e lojes.

Eh sa bukur e te gjithe me deshiren, vullnetin dhe shpresen e mire qe lojtari ne kete loje fati te fitoje milionat!

Loja ne mesin e saj shoqerohet me humbjen e kartonave me shifra te medha pastaj te tjerat me shifra me te vogla, po me ne fund djali pranon oferten e bankierit, 21000 leke, shoqeruar me premtimin e tij se do te ulet me grupin ne nje darke te mire, me mish e vere, me kenge e trokitje gotash!

Gezuar dhe faqebardhe grupit te famshem te Vranishtit!

What do you think?

Written by Admini

Libri dhe Fëmijët/ Këtë Lajm Duhet ta Lexojnë të Gjithë Prindërit !

Grupi i Famshëm i Vranishtit tek “Dilema”e Gazetarit Eno Popi- Darkë me Mish Dhe Verë Po Sa Fitoi?!