in

Gliko me shalqi nga gjirokastritia Violeta Muço Anastasi

Jo vetem Gjirokastra por dhe krahinat e saj kane tradite pergatitjen e glikos me shalqi.

Gliko me shalqi pelqehet dhe sherbehet ne raste festash familjare. Nese nje familje eshte perpara nje eventi te rendesishem, fjala vjen fejese apo martese, vec llokumeve me arre, per qerasje ofrohen edhe dy gliko te tjera me ftua dhe shalqi se ato kane dukje, “kane sy”shprehen te moshuarat.

JA SHIKONI KETE FOTO:

GLIKO ME SHALQI PERGATITUR NGA GJIROKASTRITIA VIOLETA MUÇO ANASTASI QE TANI KA VITE ME BANIM NE ITALI

Njihuni me receten e Violetes:

Pasi heqim cipen dhe pjesen e brendshme, thelat e shalqinit i bejme copa te vogla ne forma te ndryshme.

I vendosim ne nje ene me uje gelqereje derisa te mbulohen dhe i leme 1 ore e 30 minuta ose dhe pak me shume.

Pastaj i vecojme nga uji i gelqeres, i lajme disa here dhe i veme ne zjarr me uje te ftohte dhe i leme te marrin vale.

Pas marrjes se vales, i shpelajme me uje dhe i leme ne uje te ftohte dhe u  japim dhe 2 vale, i leme ne uje deri sa te ftohen dhe i kullojme.

Ne nje ene pergatitim sherbetin me 1 kg sheqer.

Copat e shalqinit i hedhim ne shurup dhe i leme te valojne.
I hedhim limontos, vanilje dhe 3-4 gjethe barbarose.

I heqim nga zjarri te ftohen dhe glokoja me shalqi eshte gati.

What do you think?

Written by admin

Ne Sarande, pushoni nga Pllakat,ne lokalin e Likut ku do shijoni peshk te fresket dhe gatime te tradites…

Pergatite masken mbrojtese nga covid 19 ne shtepi, ja udhezimi..