Gatimet tradicionale nuk mund të mos i atribuojnë pjesën më te madhe të shijes së tyre erëzave të përzgjedhura me kujdes nga kopshti shtëpiak i familjeve Gjirokastrite, sidomos nga ato të cilat për më tepër zbukurojnë parvazet e dritareve karakteristike.
Gjethet e dafines – përdoren në gjellë të ndryshme pasi përmbajnë esencë, vaj yndyror, ndikojnë në shijen dhe nxitjen e oreksit, në gatime tradicionale si çomlek me mish, jahni me mish, tavë peshku, gatimet me mish lepuri etj.
Ne nje radhe me dafinen vleresojne manxuranen, bime pa kercelle ,barishtore ,me gjethe te vogla vezake qe rritet edhe ne vazo, gjethet e se ciles i hedhin ne gatime qe ato te kene ere te mire.
Per shije dhe arome te mire perdorin majdanozin ne nje numer te madh asortimentesh , te thate dhe gjethe, gati ne te gjitha gatimet stinore po me shume ne gjellet me zarzavate me mish e pa mish, ne te mbushura, byreqe , sidomos ato me lakra ,qahi, tavat me peshke, ne supra, sallatera ,qofte ,pashaqofte, ne dekorimin e pjatave , meze te ftohta etj.