in

GJAK E DHJAMË “BOBOLLAKET” – Kjo është Historia e Qofteve të Famshme Gjirokastrite, kush ka Nostalgji le t’i Pregatisë sot për Darkë!

Në Gjirokastër, në dhjetëvjeçarë të kaluar, dreka apo darka, nga varferia, kalonte me gatime të “rrema”, me gënjeshtra, një pjesë edhe të shijshme, shumica për lugë, për të “mbushur barkun”.

 

Te tilla ishin edhe “qoftet bobollake”, që bëheshin nga e “keqja”, pa mish, të humbura sot nga menyja e shtëpise gjirokastrite që vetëm ndonjë e moshuar i kthehet traditës për nostalgji.

 

Lidhur me këto “qofte” ka dhe një histori të largët në kohë, ndodhur në një shtëpi të madhe të Palortosë.

 

 

Një drekë, e zonja e shtëpisë, ndërsa nuk priste mysafirë nga fshati, e ndodhur ngushtë se cfarë të gatuante, në sufranë e madhe shtroi bukë dhe një sahan te madh me `qofte bobollake` me lëng.

 

Mysafiri, i urritur për cdo lugë merrte 2 nga l qofte qe merrnin të tjerët, me ta bashke dhe plaku i shtëpisë që nuk nguroi t`i thoshte:”Ore mik, ndalu pak dhe më thuaj, aty në fshat, shkallët e shtëpisë, i ngjit një e nga një apo dy e tre njëheresh ?!”.

 

Mysafiri, që kuptoi humorin e hollë të plakut, iu përgjegj me të njëjtën monedhë, me të “ngjeshur”. “Po të jenë të vogla, edhe nga 2 e 3 njëherësh”, ndërsa plaku, i mencur sic njihej, me buzë në gaz, ia ktheu :

 

“Atëherë, t`u bëfshin gjak e dhjamë “bobollaket”.

 

 

BOBOLLAKET GATUHEN EDHE NDRYSHE- JA SI PERGATITEN

Pas grirjes se qepeve ne rende, perziejme se bashku vezet, miellin e soden, kripen, dhjozmen sa te behet nje mase e bute si brumi i qofteve.

 

Masen e pergatitur e presim ne topa te vegjel qe i pjekim ne vaj si qoftet. Pas pjekjes i vendosim ne nje pjate dhe pergatisim salcen e bardhe ne nje ene ku hedhim gjalpin, 5 luge miell dhe pak qumesht.

 

 

Ne zjarr e leme sa te marri vale dhe kur ftohet e perziejme me kosin dhe hedhim bobollaket.

 

Normativa per 4 persona
0,5 kg miell,
4 kokrra veze qe trazohen ne vaj te perveluar,
1 liter qumesht,
1 kg kos dhe
100 gr.gjalpe.

 

What do you think?

Written by admin

Evlia Celebiu zbulon pse Kështjella e Tepelenës quhet kështu…

Udhëtim i Vështirë në Tepelenë – 200 Trima Shoqërojnë Evlia Celebiun për në Skrapar…