Aleksandra Lekso Pecuni, vajze nga Topova e krahines se Zagorise, eshte njera nga antaret me te vjetra te grupit Kuzhina Gjirokastrite.
Ajo shquhet per shumellojshmeri gatimesh te Gjirokastres dhe krahinave rreth saj. receta te njohura nga grupi dhe me gjere edhe per faktin se shpesh i shoqeron edhe me vargje.
Ja disa :
1.
Jo mor jo su gdhiva mire,
jesh pa ngrene e jesh pa pire,
U ngrita lidha futane,
shpejt, te ngrohta le ti hame!
2.
Me keta mysafiret,
kur vine ne shtepi,
shpesh here na merzitin,
si shom dot me sy…
Keshtu e gjeti belaja
nje burre, nje here ,
vetull ngrysur se besoni,
dhe gjuha i qe “ prere “….
Po me takt, urdheron te shoqen:
-Ngreu e na bej ca petulla,
per mikun o grua…
Por miku as dha e as mori:
-Epo ngreje ato vetulla,
se nuk i dua ato petulla…
3.
Qeroj qep, e dirth lot,
ky qe “ motivi “ I gjelles sot…
Dhe humbas ne kujtime,
me qep ne duar,
gjyshen time te mire,
duke kujtuar…
-Neno, pse po qan?
-Po me ankohet qepa,
qe kalamajt, nuk me hane!
-Vertete, ja une nuk e dua,
te lutem, me bej nje veze mua?
-Po si te te them,as vet se di,
sot pulat s’ dhane asgje,
as nje veze nuk gjeta ne furrik…
Mendohem, dhe them:
-Eee di c’fare?
do bej pershesh me qumesht..
-U korba, me rafte nje pik,
sot qumshin, per kos e mbiksa te gjithe..!
-E po mire, me skuq ca patate ne tigan?
-Po me c’fare moj bije,
nuk kam as nje pike vaj…
U lodha duke u menduar,
por gjyshja ishte shume e zgjuar…
Ja keshtu ka ndodhur,
ndaj tasqebapi me qep, e mish derri,
eshte gjella ime me e preferuar…