in

Gatime, Lule dhe Pingpong në Shkollën “Koto Hoxhi” në Gjirokastër!

Nxënës të shkollës 8-vjecare “Koto Hoxhi’ në qytetin e Gjirokastrës, kane “përveshur mëngët” dhe, si nikoqirë të vegjël kanë përgatitur gatime tradicionale, mbështetur nga prindërit e tyre.

Këto gatime ata i kane ekspozuar në një nga ambientet e shkollës, i kanë shijuar e njëkohësisht disa dhe janë vlerësuar “ Mjeshtri i shijes”.

Në veprimtari janë përfshirë jo vetëm
“ kuzhinierët e vegjël” por dhe kultivuesit e dashamirësit e luleve që kane garuar ne nje konkursin me temë mbi dobinë dhe shumëllojshmërinë e luleve që rritin në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë nxënës të tjerë kanë marrë pjesë në lojrat me pingpong, sport i dashur dhe i pëlqyer nga fmijët e kësaj shkolle.

What do you think?

Written by admin

Shoferi Veteran Qazim Tuqi nga Lagjja e Teqesë që Kujtohet nga Shoferët e Parë të Qytetit të Gjirokastrës!

Faktet Interesante që na Zbulojnë Gërmimet Arkeologjike në Kështjellën e Gjirokastrës!