in

Festë dhe Urime me Rastin e 238 Vjetorit të Ndërtimit të Teqesë së Zallit në Gjirokastër!

Në Teqenë e Zallit ne Gjirokastër, të ndërtuar që më 1780 nga Sejid Asim Babai, i dërguar nga qendra e bektashinjve në Haxhi Bektash, u festua 238 vjetori i krijimit.

 

Me këtë rast besimtarët bektashianë nderuan kujtimin e vepres se Sejid Asim Babai, biografia e te cilit eshte shkruar ne pllakën që ndodhet në Tyrbenë e tij ne këtë Teqe si dhe figurat e tjera te ndritura të këtij institucioni fetar e kombëtar që në vite kanë kontribuar ne ushqimin shpirtëror te besimtarëve te fesë bektashiane.

 

Në vitin 1948-1963 në Teqenë e Zallit drejtuan me radhë Baba Sherif Cenometaj e Baba Brahim Kuka, dy figura të ndritura bektashiane.

 

Për 24 vjet teqeja e Zallit u mbyll e u kthye në depo e azile pleqsh. Në korrik 1991 Neki Levani e rihapi.

 

Sot këtë qendër fetare dhe monument të kulturës bektashiane e drejton Baba Avdul Shehu i cili, me rastin e 238 vjetorit te ndertimit te Teqesë së Zallit, percolli urimin e tij per besimtaret bektashiane e te tjere te kene vëllazërim, bashkim dhe te duan njëri tjetrin.

 

What do you think?

Written by admin

Ju ka marrë malli për Paparë? Ja si përgatitet…

Sheshi i Mejdanit – Malli i moshës së fëmijërisë dhe rinisë në lagjen Cfakë!