in

Festa e Krishtlindjeve në Meksikë, Zvicër dhe Austri. Ja si Festohen!…

Festa e Krishtlindjeve festohet ne te gjithe boten.
Ja si i festohet ne Meksike, ne Zvicer dhe Austri.

Kjo Festë në Meksikë nis 9 ditë para datës 25 dhjetor dhe organizohet në kasha dhe simbolizon shtatzëninë e Marias.

Ne çdo shtëpi përgatiten dhurata të mbështjella me letër të kuqe që mbushen me frutat e stinës, fishekzjarrë dhe kallame sheqeri.

Kur perfundojne te 9 ditet, atmosfera festive behet me e ndezur dhe shoqërohet me këtë ritë; një çift troket derë më derë me qirinj të ndezur, duke personifikuar Jozefin dhe Marian që kërkojnë një vend për të kaluar natën, ashtu siç ndodh para Lindjes së Krishtit.

Në mesnatë, të gjithë së bashku këndojnë dhe hapin dhuratat me bastunë, më pas shtrihen në tokë në kërkim të frytit më të mire.

Ne Zvicër dekorime behen në çdo shtëpi. Prinderit se bashku me femijet pergatisin biskota që i vendosin prane dritareve ne pritje te Babagjyshit, i veshur me mjeker te bardhe, me brez të kuq dhe nje kurore me drita të ndezura që mund të jetë mamaja ose motra e madhe shtepise.

Për shumë familje, një ngjitje në pyll për të gjetur një pemë perfekte Krishtlindjesh është kthyer tashmë në një traditë e këtij sezoni të dimrit.

Ceremonia familjare vazhdon me shperndarjen e dhuratave, kryesisht embelsira, pastaj shtrohet tryeza ku tradicionale është një pjatë me supë prej orizi me salsiçe dhe me qofte mishi.

Në Austri Festa e Krishtlindjeve fillon disa dite perpara, nga data 5 dhjetor e ne vazhdim, shoqëruar me “çorapet” e mbushura me ëmbëlsira dhe karamele.Përgatitet dhe një lloj buke me dardha të thata dhe sallam me lakër turshi, një ushqim i pandarë nga tryeza e festës së Krishtlindjeve.

Në Austri, ekuivalenti i Santa Claus është Shën Nikolla. Ashtu si Santa, ai është i përshtatur në të kuqe dhe ka shumë punë për të përfunduar në këtë kohë të vitit. Sezoni austriak i Krishtlindjeve sjell jo vetëm Shën Nikollën, bartësin e dhuratave, por edhe Krampusin, anën e tij të errët, dënime për keqdashje të vitit të kaluar.

Krampusi kalon rrugët në mbrëmje rreth festës së Shën Nikollës për të ndëshkuar ata që janë sjellë keq…

What do you think?

Written by Admini

Arqipeshkvi Imzot George Frendo: ” Të mos vidhen paratë e mbledhura nga tërmeti dhe të mos rriten çmimet”.,

“Robin Hudi” i Kolorados Vjedh Bankën dhe Paratë ua Shpërndanë Qytetarëve: GËZUAR KRISHTLINDJET!