in

FASULE QORE – I KENI HARRUAR?!… JA SI PERGATITEN

Fasulet qorre, ashtu janë bimë perimore të familjes bishtajore. Ato mund të gjenden në treg të njoma, të thata, të ngrira dhe të konservuara.

 

Fasulet qorre ofrojnë disa përfitime shëndetësore për njerëzit nëse bëhen pjesë e një diete të mirë-balancuar. Ato mund t’i shtosh në supa, ëmbëlsira dhe sallata, pure, por dhe të konsumuara më vete janë një ushqim i shëndetshëm. Fasulja qorre e ka marr emrin pikërisht nga paraqitja e saj fizike, me një njollë të zeze që është e ngjashme një sy.

 

 

Ja si përgatiten:

Fasulet qore, pasi pastrohen dhe lahen disa here me uje te ftohte, i hedhim ne tenxhere qe te ziejne.

 

Uji i pare u derdhet. Pasi skuqim qepen dhe hedhim ne te ereza, majdanoz, pak leng domateje etj, shtojme ujin sa te mbulohen dhe i leme qe te ziejne per afro 30 minuta.

 

Kur ziejne plotesisht shtojme kripen, piperin, rigonin dhe fletet e dafines.Gjate ndarjes ne pjata, persiper u hidhet pak vaj ulliri, limon ose uthull.

 

Normativa per 4 person:
320 gr.fasule qorre,
120 gr.vaj ulliri,
80 gr,qepe,
40 gr.ereza,
pak kripe e piper
2 ose 3 flete dafine.

What do you think?

Written by admin

MUMULIGA – Rallë e për Mall… Ja si ta përgatisni!

BUKEVALE që Thyhet Në Mes! – Ja si Përgatitet ajo nga Nënat Gjirokastrite…